• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria kompenson 690 persona për burgim të padrejtë nga viti 2008 deri në 2016

by Aalison Pearse Stevens
24/02/2016 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Financave ekzekuton 690 vendime për kompensimin të plotë të personave të cilët kanë bërë burgim të padrejtë. Kompensimi përfshin një periudhë kohore nga viti 2008 deri në vitin 2016. Deri tani janë ekzekutuar plot 690 vendime të kompensimit, duke planifikuar në buxhet mbi 830 milionë lekë. Ligj parashikon se duhet të kompensohen për burgimin e padrejtë, ose periudhën e arrestit në shtëpi, të vuajtur padrejtësisht, personat për të cilët prokuroria ka pushuar hetimet, personat për të cilët gjykata ka dhënë pafajësinë dhe ata për të cilët është vendosur pushimi i çështjes.

Përfitojnë gjithashtu kompensim personat, që kanë vuajtur një dënim për një periudhë më të gjatë sesa ajo e parashikuar në vendimin gjyqësor, apo se sa afatet e parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale, në lidhje me afatet e paraburgimit. E drejta për kompensim iu njihet edhe personave, për të cilët vendimi i dënimit, mbi bazën e të cilit iu është hequr liria është prishur nga një gjykatë e një shkalle më të lartë, ose nëse vërtetohet, që vendimi për heqjen e lirisë është marrë si rrjedhojë e një procedure të gabuar. Ligji ka parashikuar shprehimisht që, detyrimi për kompensimin e burgimit të padrejtë përballohet nga Ministria e Financave, e cila duhet të thirret si palë në procesin gjyqësor, me anë të të cilit përcaktohet masa e kompensimit. Ligji përmban gjithashtu edhe kriteret që duhet të vlerësohen nga gjykata, me qëllim caktimin e masës së kompensimit.

Këto kritere janë të disa natyrave. Ato lidhen me situatën personale dhe familjare të personit, si dhe me ekzistencën ose jo të marrëdhënieve të punës, para arrestimit të personit të dënuar padrejtësisht . Janë parashikuar gjithsesi disa tarifa maksimale, që nuk mund të tejkalohen nga Gjykata në caktimin e masës së kompensimit. Konkretisht, për një ditë heqje lirie, në formën e paraburgimit, masa maksimale e kompensimit është 3000 lekë. Për një ditë heqje lirie, në formën e burgimit, masa maksimale e kompensimit është 2000 lekë. Ndërsa, për arrestin në shtëpi, masa maksimale e kompensimit është 1000 lekë/ditë.

Next Post

PD: Rama liroi komunarin trafikant sepse i duhen votat për 2017-ën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

Hungaria në udhëkryq, skandalet e njëpasnjëshme që po lëkundin “kështjellën” e Viktor Orbanit

February 13, 2026
Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

Protesta, fermerët grekë ngujohen para Parlamentit me traktorët e tyre

February 13, 2026
Trump apo Biden? Shqipëria ka pasur marrëdhënie më të ngushta ekonomike me…

Sondazhet: Rënie e mbështetjes për Trump, amerikanët “mallëngjehen” për Biden

February 13, 2026
Incident në Hagë, Specialja ‘zhvesh’ Krasniqin! PDK: Baca shqiponjën e ka në zemër, po ku është Qeveria Kurti?!

Gjyqi për ish-krerët e UÇK | Manipulim me dëshmitë? Mbrojtja e Jakup Krasniqit ‘shpërthen’ ndaj Prokurorisë

February 13, 2026
Haradinaj përsërit thirrjen e tij: Taksa ndaj mallrave serbe të hiqet vetëm nëse njihet Kosova

Fillojnë negociatat, AAK e do Ramush Haradinajn President

February 13, 2026
Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

Protesta e PD / Juristja: Berisha nxit përçarje dhe vëllavrasje, të miturit përdoren si “mish për top”

February 13, 2026
Emrat/ Molotov e dhunë në protestën e Rithemelimit dhe PL para bashkisë së Tiranës, Blushi, Balliu dhe Noka nën hetim. 3 të arrestuar

Pse molotovi duket si një “kaos i kontrolluar” nga Berisha dhe Rama

February 13, 2026
Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

Rregullat e reja pas 25 shkurtit që mund të bllokojnë britanikët me dy shtetësi në aeroporte

February 13, 2026
Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

Drejtësia mbyll përfundimisht dyert për çdo ish-magjistrat që është shkarkuar apo iu shmang vetingut

February 13, 2026

Test për drejtësinë, pse ‘21 janari’ rrezikon të mos zbardhet kurrë?!

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In