• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria ka bërë shumë mirë që kthen eshtrat e Mit’hat Frashërit

by Java News
13/11/2018 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Historiani i njohur Luan Malltezi, i njohur si krushku i Berishës, ka vlerësuar aktin e qeverisë Rama për kthimin në atdhe të shtrave të Mit’hat Frashërit, duke e konsideruar këtë të fundit si një kolos shqiptar.

“Qeveria në mënyrë absolute ka bërë shumë mirë që kthen eshtrat e Mit’hat Frashërit. Kthimi i tyre madje është shumë i vonuar. Nëse eshtrat e tij do t’i kthenin të djathtët do hapej një problem i madh. Do thoshin e sollën ballistët. Ndërsa kur vjen e majta, qeveria shqiptare nuk e sjell në këtë kuptim, por e sjell si një personalitet të rëndësishëm të kulturës shqiptare”, tha historiani Malltezi gjatë një debati në Chanel One të gazetarit Ronald Qafoku.

Qëndrimi i tij ishte si reagim ndaj historianit tjetër, Marenglen Kasmi, sipas së cilit duhet ndarë Mit’hat Frashëri i politikës nga ai i letrave, që njihet me emrin Lumo Skëndo.

“Tradhëtar apo patriot? Është një përgjigje e vështirë. Unë jam që në Shqipëri të sillen eshtrat e Lumo Skëndos por jo të Mit’hat Frashërit. Nuk mbajti një qëndrim të qartë ndaj pushtuesit. Mit’hati ishte kryetar i Ballit. Ai nuk pati vision gjatë luftës. Mendonte se çfarëdo që të bënin këtë çapaçulët, pra komunistët, pushtetin do ta merrnin elitat. Këtu ai gaboi, edhe sepse ishte i shkëputur nga realiteti”, tha Kasmi.

Por këtu është rasti për të kujtuar që Malltezi, i ati i Jamambër Malltezit, pra vjehrri i Argita Berishës, i jep një notë pozitive qeverisë së majtë të Ramës, për vlerësimin e një figure të djathtë, siç ishte Mit’hat Frashëri.

“Qeveria në mënyrë absolute ka bërë shumë mirë që kthen eshtrat e Mit’haht Frashërit.

Kthimi i tyre madje është shumë i vonuar. 

Nëse eshtrat e tij do t’i kthenin të djathtët, do hapej një problem i madh. Do thoshin e sollën ballistët.

Ndërsa kur vjen e majta, qeveria shqiptare nuk e sjell në këtë kuptim, por e sjell si një personalitet të rëndësishëm të kulturës shqiptare.

Nëse bëjmë një renditje të figuravë më të mëdha të kombit, Mit’haht Frashëri është ndër të parët.

Në gjykimin tim në kulturën shiptare nuk ka më para se ai. Është një personalitet jashtëzakonisht i madh, për të cilin kishte nevojë Shqipëria.

Është e habitshme se si ka qendruar letërsia shqiptare pa Mit’hat Frashërin.

Derisa filloi Lufta e Dytë Boëtrore nuk ka patur njeri idenë se Mit’hat Frahëri ishte tradhtar.

Ai ishte përfaqësues i ndërgjegjes shqiptare. Është i vemti personalitet, madje edhe sot e kësaj dite nuk ka, që botonte në revistat dhe gazetat e Europës shkrime dhe analiza kryesisht për çështjen shqiptare.

Ai ishte tejet i illuminuar. Ishte një antikomunist që i doli fjala. Ai thoshte se  komunzimi ishte një gjarpër në gji.

Për mua përmasat e figurës së tij janë me ato Winston Churchill. Padyshim një shqiptar i jashtëzakonshëm.

Lidhur me vdekjen e tij, edhe pse nuk ka shumë fakte, unë personalisht dyshoj se është eleminim.

Për mua qendron teza se atë e eleminoi Shëbimi Sekret Amerikan për shkak se ai nuk mbështeste operacionin për ndërhyrje në Shqipëri.

Mit’hahti nuk donte të vinte në Shqipëri si diversant dhe është tërhequr, dhe kjo ka qenë shumë kollaj për ta eleminuar.

Nuk besoj se ka gisht Sigurimi i Shtetit në eleminimin e Mit’hat Frshërit. Tërheqja e Mit’hatit nuk vlente për amerikanët. Gjithsesi nuk kemi fakte të forta për këtë eleminimin”, tha më tej ai.

a.ç

Next Post

SHIFRAT/ Vetëm gjatë 2018 u punësuan 153 mjekë dhe 820 infermierë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In