Qeveria jep 40 milion Lekë për mjekimin e deputetit demokrat
Plot 40 milionë lekë do të japë qeveria për mjekimin e deputetit të Partisë Demokratike, Alban Zeneli.
Këshilli i Ministrave me anë të vendimit Nr. 711, datë 26.8.2015, ka vendosur që t’i mbulojë shpenzimet e mjekimit Zenelit, në masën 4 000 000 (katër milionë) lekë të reja.
Sipas vendimit, ky fond do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit.
Zeneli është deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Kukësit.
Redaksia Java News/ f.g









