• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria jep 26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

by A R
18/08/2020 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Hyn në fuqi vendimi për subvencionim të punonjësve dhe mbështetje të të larguarve nga puna në sektorin e transportit publik për shkak të pandemisë. Disa ditë më parë  kryeministri Edi Rama  tregoi se qeveria do të lëvrojë një tjetër pagë për të gjithë ish-punonjësit në sektorin publik  dhe do vazhdojë të mbështesë sektorin në tërësi.

Kështu ditën e djeshme me publikim në Fletoren Zyrtare ky ligj ka hyrë tashmë në fuqi. Në këtë vendim janë publikuar të gjitha kriteret dhe procedurat që duhet të ndjekin të prekurit për të qenë përfitues të shumës 26 mijë lekë, ku përfitues do të jenë edhe ata të cilët kanë përfituar nga dy paketat e mëparshme. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, dhe të pikës 5, të nenit 41, të ligjit nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shtetit  për  Rindërtimin,  Këshilli  i Ministrave  vendosi; dhënie ndihme financiare  prej  26, 000 lekësh, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, për të punësuarit  apo  ish-të punësuarit  në  subjektet  e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës. E përfitojnë ndihmën, sipas pikës 1 të këtij kreu,  punonjësit e deklaruar në listëpagesat  e subjekteve  si  më  sipër, pavarësisht nëse kanë përfituar ose jo nga paketat e mëparshme  të ndihmës financiare, të dhënë për këtë qëllim”, thuhet në vendim.

Nga kjo paketë do të përfitojnë mbi 5,000 qytetarë, ndërsa efekti në buxhetin e shtetit parashikohet në vlerat e mbi 134 miliardë lekë, me financim të drejtpërdrejtë nga Drejtoria e Përgjithshme  e Shërbimit të Transportit Rrugor. “Qeveria ka miratuar 5,191 paga për punonjësit dhe të larguarit nga puna në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve për muajin qershor 2020. Ndihma  financiare  për  të  punësuarit,  në shumën  e  përcaktuar, përfitohet  vetëm  një  herë si shumë e vetme. Efektet  financiare,  në  masën  134,  966,000 lekë,  do të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme  e Shërbimit të Transportit Rrugor”, përcaktohet në vendim.

Ja si bëhen aplikimet

Por duke qenë se përfitues nga kjo paketë do të jenë edhe ata të cilët kanë përfituar nga ligji i marsit për ndihmë financiare, qeveria ka sqaruar në këtë vendim se si do të bëhet derdhja e shumës për ata të cilët përfitojnë për herë të parë dhe si do procedohet me ata të cilët kanë qenë njëherë përfitues. Konkretisht atyre që kanë përfituar edhe nga dy paketat e mëparshme shuma do t’u kalojë automatikisht në llogaritë e tyre bankare, ndërsa për ata që janë përfitues për herë të parë  miratimi i aplikimit bëhet nga punëdhënësi. “Për punonjësit, të cilët kanë përfituar ndihmë financiare, sipas vendimit datë 27.3.2020, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës së të ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19”, pagesa do të kryhet automatikisht nga administrata tatimore, në bazë të të dhënave që kjo e fundit disponon. Ndërsa aplikimi për të përfituar ndihmën financiare për punonjësit apo ish-punonjësit, të cilët nuk kanë përfituar ndihmë financiare më parë aplikimi bëhet nga subjekti i të punësuarit. Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore”, sqarohet në vendim.

Dokumentacioni i nevojshëm

Ndër të tjera në vendim janë përcaktuar edhe dokumentacionet që duhet të dorëzojnë aplikantët pranë zyrave të DPT, qoftë punonjësit vetë apo subjekti nën të cilin ai punon ose ka qenë i punësuar. Së pari aplikanti duhet të zotërojë dokumentin që verifikon që është ose ka qenë punonjës në sektorin e transportit publik deri para shpërthimit të pandemisë, duke vënë theksin edhe tek dorëzimi korrekt i IBANIT të bankës që në paketat e mëparshme ka shfaqur pengesa. “Subjektet aplikues duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-Filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve, ku përfshihen: të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues; të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë: emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e e-mail; numrin personal të identifikimit të përfituesit;llogarinë bankare; IBAN-in e llogarisë bankare”, përcaktohet në dokument. Sakaq vendimi sqaron se, Administrata tatimore, brenda 10 ditëve pune nga data e aplikimit duhet të verifikojë  në sistemin tatimor, identifikojë aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, duke analizuar: tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike.

/a.r

Next Post
CIA: Ja komploti sovjetik ndaj Enver Hoxhës më 1960, kërkohej të nxirrej jashtë loje admirali Teme Sejko

CIA: Ja komploti sovjetik ndaj Enver Hoxhës më 1960, kërkohej të nxirrej jashtë loje admirali Teme Sejko

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In