Qeveria i ka kaluar në pronësi Bashkisë së Tiranës Kompleksin Dinamo. Të gjithë pronat e kompleksit, që zënë një hapësirë të konsiderueshme prej 75 917 m2, do të menaxhohen nga Bashkia, e cila nuk do të ketë të drejtë për ndryshimin e destinacionit, por duhet t’i përdorë këto ambiente vetëm për qellime sportive dhe Kulturore.
Pronat që kalojnë në pronësi të Bashkisë Tiranë janë: Trualli pranë pishinave dhe Kopështit Zoologjik. Palestra e lojërave. 2 Fusha Futbolli, 2 Fusha Tenisi, 1 Fusha Volejbolli dhe një tjetër basketbolli. Gjithashtu në pronësi të Bashkisë kalon edhe trualli pranë stadiumit “Qemal Stafa”, që ka qenë fushë stërvitje e bluve.
Ndërkaq, në kompleksin Dinamo po vijojnë me intensitet punimet e fazës së parë të ndërtimit të Parkut Olimpik të Tiranës, ndërsa në fazën e dytë do të ndërhyhet edhe në terrenet e tjera të këtij komplesi multifunksional për sportin shqiptar.
SS/d.i.