• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria i jep një kompanie kanadeze koncension për kërkimin e naftës në zonën C

by Java News
13/05/2016 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë i ka dhënë një kompanie kanadeze me emrin zenit enerxhi koncesionin ekskluziv për kërkimin e naftës në bllokun tokësor C. Lajmi është bërë publik nga vetë kompania, e cila nëpërmjet një deklarate zyrtare thotë se është njoftuar nga autoritetet shqiptare si fituesja në tenderin për të drejtën e eksplorimit në këtë zonë.

Blloku C shtrihet në jug të qytetit të durrësit përgjatë rajonit qëndror bregdetar të vendit dhe përfshin një territor prej 900 kilometrash katrorë. Tenderi për dhënien e koncesionit të kësaj zone është hapur një vit më parë së bashku me 6 blloqe të tjera hidrokarbure.

Sipas kompanisë kanadeze, studimet paraprake në këtë zonë tregojnë për praninë e rezervave masive të gazit, përfshirë fushën divjakë ballaj ku mendohet se gjenden deri në 2.2 miliardë metër kub gaz.

Zenit Enerxhi zotëron aktualisht 15 fusha naftëmbajtëse në disa vende përfshirë kandanë, argjentinën dhe italinë. Sipas kompanisë, blloku C në shqipëri gjendet vetëm 60 kilometër larg aseteve që ajo zotëron në pulja dhe molize të italisë, çka përbën një tjetër avantazh.

Industria vendase e naftës po kalon një moment të vështirë për shkak të konjukturës së pafavorshme në tregjet botërore. Rënia e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka goditur dukshëm investimet në këtë sektor, jo vetëm në kërkim, por edhe shfrytëzimin e burimeve ekzistuese. Qeveria shpreson që përmes koncesioneve të reja të riaktivizojë kërkimet hidrokarbure dhe  të tërheqë kapital nga jashtë për të ndihmuar ekonominë. TCH/ a.k

Next Post

“Rama, edhe ti ke përgjegjësi për pushtetin e tij me brekë nëpër duar”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In