• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria i heq Kurum-it koncensionin e kromit në Kalimash, MEI: Nuk respektoi kontratën

by A R
24/10/2016 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Energjisë i ka hequr kompanisë “KURUM” koncesionin e minierës së kromit në Kalimash, asaj në Vllaha, si dhe dy fabrikat e pasurimit të kromit e bakrit, respektivisht në Kalimash dhe Golaj.

Top Channel disponon shkresën zyrtare të zgjidhjes së njëanshme të koncesionit të dytë më të rëndësishëm në industrinë minerare.

Sipas vendimit, i cili mban datën 20 tetor, shkaku për zgjidhjen e menjehërshme të kontratës është se “KURUM”, së bashku me ortakun kinez “Sichuan Jiannanchun International Group Ltd”, nuk kanë përmbushur kushtet e kontratës.

Sipas dokumentit, shkeljet e koncesionarit janë të shumta. Më konkretisht, Ministria vëren se “KURUM” dhe kompania “Sichuan” nuk kanë realizuar planin e detyrueshëm të investimeve, nuk kanë filluar prodhimin sikurse detyrohet nga kontrata koncesionare, si dhe nuk kanë paguar në shtet tarifën vjetore të koncesionit prej 303 mijë eurosh.

Për këto arsye, Ministria ka vendosur zgjidhjen e menjehërshme të kontratës dhe rikthimin e këtyre pasurive në pronësi të shtetit. Ajo e Kalimashit është miniera e dytë më e madhe e kromit në vend, pas Bulqizës. Sipas vlerësimeve zyrtare, rezervat e kromit në këtë minierë llogariten në 7.9 milionë tonë, me pastërti 25 për qind.

Kompleksi minerar i Kalimashit është shfrytëzuar gjatë kohës së komunizmit, por gjatë viteve ’90, për shkak të largësisë së madhe nga bregdeti, si dhe rënies së çmimit të kromit në tregun ndërkombëtar, miniera u shpall disa herë e falimentuar. Në vitin 2000, qeveria e kaloi kompleksin “në konservim” deri në vitin 2010, kur iu dha me koncesion bashkimit të shoqërive “KURUM” dhe “Sichuan”./a.m.

Next Post
Martesa më e shkurtër në histori/ Zgjati vetëm dy orë, sepse nusja theu marrëveshjen e çuditshme

Martesa më e shkurtër në histori/ Zgjati vetëm dy orë, sepse nusja theu marrëveshjen e çuditshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

February 23, 2026
“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

“Mund të lë futbollin…”, Neymar jep lajmin e keq për tifozët

February 23, 2026
Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

Iu zbuluan lidhjet me Jeffrey Epstein, arrestohet ish-ambasadori britanik në SHBA

February 23, 2026
Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

Deklarata e Ramës për liderët e UÇK-së në Bordin e Paqes, reagon Gjykata e Hagës

February 23, 2026
Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

Programet e vetëpunësimit në Gjirokastër/ Turizmi dhe prodhimi, sektorët që kryesojnë investimet

February 23, 2026
Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

Takimi me Maznikun dhe Boçin, ambasadori i BE: Reforma territoriale të jetë gjithëpërfshirëse dhe transparente

February 23, 2026
Çështja “Epstein”, çfarë rrezikon Donald Trump në Kongres

Vrasja e kreut të kartelit të drogës, Donald Trump mesazh Meksikës

February 23, 2026
Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

Ministri Pirro Vengu, vizitë zyrtare në Hungari

February 23, 2026
Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

Ndryshime në Gardën e Republikës/ Lëvizin disa drejtues, planifikohet ndryshimi i ligjit pas dështimit për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm

February 23, 2026
Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

Zhbllokohet rivlerësimi, Financat publikojnë udhëzimin e procedurave

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In