Autoritetet greke kanë njoftuar se ka shkuar në 73 numri i personave të prekur në vend nga koronavirusi.
Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se shumica e të prekurve kanë qenë për vizita në vende të tilla si Egjipti apo Izraeli. Nga një grup që ishte kthye nga këta shtete, ka disa të prekur, shkruajnë mediat e huaja.
Një i prekur 66 vjeç është në kujdes të vazhdueshëm shëndetësor në qytetin e Patras në Peloponezin perëndimor.
Për situatën, sot do të ketë edhe mbledhje të Këshillit Qeveritar, ku pritet që të merren masa për gjendjen.
/a.r