Kryeministri, Edi Rama, do të zhvillojë sot në Tiranë një takim me faktorin politik shqiptar të Maqedonisë. Në qendër të diskutimeve të këtij takimi është formimi i qeverisë së re në Maqedoni. Faktori shqiptar në këtë drejtim është kyç, pasi asnjëra nga dy partitë kryesore maqedonase nuk krijon dot qeverinë e re pa partitë shqiptare. Burime nga Tirana zyrtare bëjnë me dije se partitë shqiptare kanë përcaktuar si kusht kryesor për negociatat, futjen e zbatimit të Marreveshjes së Ohrit në programin qeverisës dhe zyrtarizimin e gjuhës shqipe.
ma.me