• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria e re e Maqedonisë varet realisht nga BDI-ja

by Java News
05/02/2017 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Maqedoni, Lidhja Social Demokrate pret të marrë mandatin për formimin e qeverisë, pasi Nikolla Gruevski i VMRO-DPMNE-së nuk arriti ta bëjë një gjë të tillë.

Por presidenti i vendit tani kërkon nga partia ose koalicioni të sigurojë miratimin nga 61 ligjvënës, shumica e thjeshtë e parlamentit. Tani gjithçka varet nga Bashkimi Demokratik për Integrim, pa votat e të cilit nuk mund të bëhet kabineti qeveritar.

Ndërkaq, partitë e tjera shqiptare bien dakord të japin nënshkrimet në mënyrë që Lidhja Social Demokrate të marrë mandatin për formimin e qeverisë, por që bisedimet të vazhdojnë ndërkohë, raporton VOA.

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, e cila pret të marrë mandatin për fomimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shpreson se do të arrijë të sigurojë votat e nevojshme për t’ia arritur qëllimit.

Por partia nuk jep hollësi në lidhje me përpjekjet që po bën për këtë; As Bashkimi Demokratik për Integrim nuk tregon nëse po komunikon me Lidhjen Social Demokrate, ndërkohë që thotë se pa një marrëveshje për formimin e qeverisë, nuk do të deponojë nënshkrimet e deputeëve të saj që LSDM të marrë mandatin nga presidenti i vendit.

Petre Shilegov, zëdhënës dhe deputet i Lidhjes Social Demokrate thotë se partia kërkon durim brenda këtyre ditëve, duke lutur opinionin publik ta ketë parasysh ndjeshmërinë e gjendjes.

“LSDM është e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë dhe të efektshme për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë”, thotë zëdhënësi. Sipas tij, në zgjedhjet e dhjetorit qytetarët votuan njerëzit të cilët do t’i sjellin ndryshimet dhe reformat e kërkuara dhe se një qeveri e tillë do të bëhet.

Komuniteti ndërkombëtar nuk dëshiron që në mënyrë publike të prononcohet në hollësi mbi problemin e formimit të kabinetit qeveritar në Shkup, ndërsa ambasadori evropian Samuel Zhbogar, i cili ishte për vizitë në zyrën e presidentit Gorgje Ivanov, një ditë pasi i mandatuari Nikolla Gruevski nuk arriti ta formojë kabinetin, thotë se kjo është gjendje normale në një demokraci. “Ne, thotë ambasadori, po vëzhgojmë gjithçka dhe dimë se të gjitha palët zotohen për axhendën evropiane dhe besojmë se nuk do të jetë vështirë të arrihen 61, madje edhe më shumë nënshkrime për koalicionin e reformave. Ky është një koalicion që i nevojitet vendit”, thotë përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Shkup.

Ndërkaq, presidenti maqedonas Ivanov, sipas ekspertëve ligjorë, ka tejkaluar kompetencat duke i kërkuarit pretendentit të ardhshëm për formimin e qeverisë që përveç se të sigurojë 61 nënshkrime deputetësh, të paraqesë edhe një angazhim apo program qeveritar me të cilin do të zotohej për disa aspekte, si në fushën e sigurisë edhe atë të ekonomisë.

Ekspertët thonë se programi paraqitet në parlament para se të votohet i mandatuari, por jo dhe presidentit të vendit. Një pjesë e analistëve dhe ekspertëve ligjorë vlerësojnë se kushtetuta e Maqedonisë ka mjaft boshllëqe dhe se asaj i duhet bërë ndryshime.

Por, ndryshimi i kushtetutës në Maqedoni, nga një pjesë e partive politike dhe analistëve të tjerë të afërt me pushtetin, shikohet si fillim i rrënimit të rendit kushtetues dhe i të ardhmes së vendit, citohet Koha. (b.an)

Next Post
Si ua tërheq vëmendjen fansave këtë janar Vildania (FOTO)

Ky mëngjes e gjeti Vildanen me të brendshme në ballkon (FOTO +16)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ç’ndodh nëse humbet fleta në postë? Ja ç’thotë Ilirjan Celibashi për votat e diasporës

Reforma gati në qershor? Çfarë ndryshimesh priten në Kodin Zgjedhor

March 10, 2026
Këlliçi: Rama ka nisur një fushatë kërcënimi dhe shantazhi kundër gjyqtarëve që nuk i binden

Nisma e Gjykatës së Lartë, reagon Këlliçi: Duan t’i shërbejnë pushtetit dhe korrupsionit

March 10, 2026
Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

Bien çmimet e naftës! Trump: Lufta drejt fundit; Irani: Fundin e përcaktojmë ne, jo amerikanët

March 10, 2026
Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag takohet me kryeministrin Rama, nesër me Berishën

March 10, 2026
Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

Komisionerja Kos anulon vizitën në Kosovë për shkak të zhvillimeve politike

March 10, 2026
Akt-ekspertimi i shënimit “për Shkëlzenin”/ Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Fatmir Mediut

“Gërdeci”/ Kërkoi përjashtimin e Irena Gjokës, GJKKO rrëzon sërish kërkesën e Fatmir Mediut

March 10, 2026
Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

Shpërthime në Teheran, raketat iraniane godasin kampin ushtarak gjerman në Jordani

March 10, 2026
Gjykata e Lezhës lë në burg portugezin që ekzekutoi Nikulajn

Vrasja e Nikulajt në Shëngjin, portugezi paraqitet në gjyq, priten konkluzionet e mbrojtjes

March 10, 2026
Pas një viti bllokim total, Gjykata e Lartë nis nga puna: Në pritje për t’u shqyrtuar 35 mijë dosje

Masat e sigurimit në fokus, Gjykata e Lartë nis ndryshimin e praktikës gjyqësore

March 10, 2026
Irani vijon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

Irani vijon sulmet në vendet e Gjirit, vritet një grua në Bahrejn, Kuvajti dhe Arabia rrëzojnë 11 dronë dhe 1 raketë balistike

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In