• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria e re dhe opozita e vjetër

by Alfred Peza
26/08/2021 20:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ironia e do që këto ditë kur po krijohet qeveria e re Nr. 3 e Kryeministrit Edi Rama, opinion publik dhe mediat të jenë të fokusuara më shumë se çdo herë tjetër, tek opozita e vjetër. Sa më shumë që i afrohemi ditës kur do mblidhet Parlamenti i ri, aq më shumë vëmendja fokusohet jo tek emrat, struktura dhe programi i qeverisë së re, por mbi lidershipin e vjetër të minorancës përballë.

Kjo tregon se për shqiptarët, është më e rëndësishme se çfarë do të ndodhë në shtator me Sali Berishën, Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin e Ilir Metën, sesa me Edi Ramën dhe ekipin e tij. Më shumë interes ka për të ardhmen e alternatives së ndëshkuar, sesa për zgjedhjen që ata kanë bërë me votë. Kjo sdo të thotë se shqiptarët nuk janë të interesuar për të ardhmen e qeverisjes së tyre, por për ta është dukshëm më emergjente, reformimi i lidershipit të opozitës.

Lidershipi i mazhorancës e ka kaluar provën e besueshmërisë, ndaj për të ardhmen e afërt, ai është një ekuacion i njohur për ta. Siç janë të njohura gjithashtu, edhe prioritetet e afishuara për zhvillimin e vendit, në 4 vitet e ardhëshme. Pritshmëritë e qytetarëve, janë adresuar tashmë, përderisa ia dhanë PS dhe Edi Ramë sërisht besimin për ti qeverisur deri në vitin 2025.

E panjohura ndodhet përballë, në anën e kundërt me lëndinat e qeverisjes së ardhëshme të vendit. E panjohura është strehuar brenda gardhit të SHQUP-it. Ajo rri e strukur brenda godinës së Presidencës. Në anën e selisë së LSI. Në sinoret e “Opozitës së Bashkuar”. Barra e provës së besueshmërisë dhe legjitimitetit politik, nuk është më në anën e mazhorancës, ajo i ka kaluar tashmë minorancës.

Pas shpalljes “non grata” nga SHBA të liderit të saj historik, PD është para provës së madhe të ekzistencës. Ose do japi provat e qarta se i pranon dhe i zbaton rregullat e lojës demokratike, ose do vijojë të mbetet si deri më sot, peng i historisë së vet.

Ky është ai momenti kur opozitarëve tanë u duhet që të zgjedhin, mes të shkuarës dhe të ardhmes së tyre. Mes lidershipit të vjetër që do ti mbajë përjetësisht në opozitës dhe nevojës për ndryshimin e kuajve të karrocës së partisë, që do ti rikthejë shpejt në pushtet.

Zëvendësimi i elitave politike, është një proces që ka përfunduar prej kohësh, në Europën Lindore ish komuniste. Madje shumë prej partive që lidën pas rrëzimit të Murit të Berlinit, e kanë përfunduar misionin e tyre, duke ia lënë vendin realiteteve të reja politike. Ndërsa Shqipëria, guri i fundit i dominosë së rrëzuar ishte në komunizëm dhe po e fundit vijon që të jetë edhe tani, në procesin e ripërtëritjes së elitës politike në demokraci.

Kultura e pandëshkueshmërisë së instaluar nga sistemi i vjetër i drejtësisë, i bëri liderët kryesorë politikë imunë nga ana juridike, derisa ua mbushi mendjen se ishin të pazëvendësueshëm e për rrjedhojë edhe të përjetshëm. Instalimi i sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri, i ka futur liderëve të vjetër frikën në palcë për krimet dhe korrupsionin e bërë në emër të pushtetit, ndaj janë struktur brenda bunkerëve të partive tani që po troket ora e së vërtetës.

PD mburrej me iniciativën e saj ligjvënëse, që çoi në miratimin e ligjit “Për Dekriminalizimin”. Sot që u duhet ta aplikojnë mbi liderin e tyre historik, janë gati ta zhbëjnë e të mos e marin në konsideratë. Deri dje, PD dërgonte shkresa në KQZ për të mos i dhënë mandat çdonjërit prej kundërshtarëve politikë që shpalleshin “non grata” nga SHBA. Tani që kjo masë duhet aplikuar edhe për Sali Berishën, ia ka ngrënë macja gjuhën dhe nuk duken të gatshëm që ti nënshtrohen këtij rregulli.

Ilir Meta kishte deklaruar para zgjedhjeve të 25 prillit, se nëse PS dhe Edi Rama do fitonin, ai do të jepte dorëheqjen. Por atë që ai nuk e bëri vetë, e realizoi Parlamenti i shkuar, kur e shkarkoi si President i Republikës. Partia e tij familjare LSI, nuk e ka përmendur kurrë publikisht këtë histori, por kjo nuk ia lehtëson dot barren që i ka krijuar lideri i tyre i vjetër.

Përveç Sali Berishës e Ilir Metës, opozita ka një tjetër hall të madh për të zgjidhur; atë të legjimitetit të Lulzim Bashës për të drejtuar PD dhe Monika Kryemadhit për të drejtuar LSI, pas humbjes në zgjedhje. Kjo e shton akoma edhe më shumë fokusin e oponionit publik mbi lidershipin e vjetër të opozitës, duke ia bërë edhe më të lehtë startin e punës qeverisë së re, në 4 vitet e ardhshme.

Next Post
Strehimi në Shqipëri, pas mesnatës pritet avioni me grupin e parë të qytetarëve afganë

Strehimi në Shqipëri, pas mesnatës pritet avioni me grupin e parë të qytetarëve afganë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

Kos: Mali i Zi, të përshpejtojë reformat! Integrimi duhet të mbështetet nga të gjitha partitë

March 26, 2026
IGJEO: Do ketë reshje intensive, alarm portokalli në 5 qarqe në Shqipëri

Parashikimi i motit për ditën e premte, rikthehet “dimri” në pranverë, borë në zonat malore

March 26, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës merr vendimin për çmimet e karburanteve, ja sa do shitet nafta

March 26, 2026
Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

Trump kërcënon Iranin: Do bëhemi makthi juaj më i keq nëse nuk pranoni bisedimet

March 26, 2026
Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

Pse gjithnjë e më shumë të rinj po vënë në pikëpyetje identitetin e tyre gjinor?

March 26, 2026
Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

Blinken komenton vendimin e tij për të futur Sali Berishën në “listën e zezë”: S’kam pasur kurrë asnjë hezitim

March 26, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

 Kur na e thonë të vërtetën në sy

March 26, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

Lufta në Lindjen e Mesme, Pakistani zyrtar zbulon për herë të parë detajet e negociatave SHBA-Iran

March 26, 2026
Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

Kualifikimi në Botëror i garanton Shqipërisë miliona dollarë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In