• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Qeveria e radhës në Itali, kriza e radhës në BE

by A R
23/05/2018 20:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Andrea Mammone dhe Federico Finchelstein, CNN

Italia është duke krijuar qeverinë më anti-sistem që nga rënia e fashizmit, në vitin 1945.

Udhëheqësi i Lëvizjes 5-Yjet, Luigi Di Maio, dhe Mateo Salvini i Lega Nord, u takuan me presidentin e Italisë, Sergio Mattarella, dhe i paraqitën emrin e kandidatit të tyre për kryeministër, Giuseppe Conte-n, një profesor pa përvojë politike.

Krijimi i një kabineti të ri nën drejtimin e Kontes mund të kërkojë kohë, por një gjë është e sigurt. Italia dhe Europa janë shumë larg zgjidhjes së problemit të lëvizjeve “anti-sistem” që ka dëmtuar kontinentin vitet e fundit.

Disa komentues thonë që “barbarët modernë” kanë ardhur në dyert e Romës.

Ajo që duan të thonë është se një koalicion i ri, i krijuar me populistë ksenofobë, demagogë dhe anëtarë të së djathtës ekstreme, mund ta dëmtojnë BE-në ose, edhe më keq se aq, ta hedhin të gjithë projektin në erë.

Një dokument që doli fshehurazi tregonte se dy partitë po mendojnë të nxjerrin Italinë nga Eurozona; të kërkojnë që Banka Qendrore Europiane të fshijë borxhin publik prej 250 miliardë eurosh; të zbusin sanksionet ndaj Rusisë.

Është e qartë për këdo që në Itali po përhapet një politikë e ngjashme me atë të Trump-it.

Zyrtarët e BE-së dhe ministri francez i ekonomisë kanë shprehur shqetësime për këtë qeveri, gjë që, ironikisht, forcon mesazhin populist se ajo që i duhet Italisë është një qeveri që mbron sovranitetin kombëtar, duke i bërë ballë deklaratave nga institucionet ndërkombëtare.

Për shumë opinionistë, kjo qeveri e re përfaqëson një shkëputje rrënjësore nga e shkuara. Por për Italianët kjo nuk është asgjë e re.

Që prej rritjes së Berluskonit, në vitet 1990, Italia është konsideruar shpesh një shtet problematik në Europë, sidomos në ekonomi dhe politikë. Megjithatë, është një nga ekonomitë më të mëdha në Eurozonë.

Suksesi zgjedhor i partive si Lega, është lajm i mirë për nacionalistët që janë kundër BE-së.

“Kam punuar me të dyja këto parti në Parlamentin Europian”, deklaroi i emocionuar Nigel Farage, një nga kundërshtarët më të njohur të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar. “Kjo qeveri ka për të qenë shumë euroskeptike.”

Gerard Batten, udhëheqësi i partisë së vjetër të Farage, UKIP, shtoi: “Shpresojmë që Italia të ndjekë Britaninë dhe të largohet nga BE.”

Pse po shkakton kaq shumë shqetësim një koalicion i tillë? Së pari, pavarësisht daljes nga skena të Berluskonit, disa aktivistë të 5 Yjeve druajnë se ai vazhdon të jetë truri që lëviz fijet në prapaskenë.

Së dyti, 5 Yjet, një lëvizje populiste, do të merrte një rol drejtues në qeveri. Ndryshe nga lëvizjet e tjera anti-sistem në Europë, 5-yjet është një shkrirje midis të majtës e të djathtës.

Me kalimin e viteve ka anuar më shumë në të djathtë, duke marrë qëndrime kundër BE-së dhe kundër emigrantëve, të ngjashme me Lega-n dhe me parti të tjera të ekstremit të djathtë.

Pyetja këtu është nëse 5 Yjet do të shkojë edhe më shumë djathtas, pasi të ketë hyrë në qeveri?

Italia e re ka pak gjasa që të bëhet aq autoritare dhe anti-liberale sa vendet e tjera në BE (Hungaria dhe Polonia), por mund të nisë të duket si Austria: kjo do të thotë që do të marrë masa të forta kundër emigrimit, duke ruajtur një fasadë prej normaliteti demokratik.

Historia ka treguar se pasi vijnë në pushtet, populistët nuk i lënë pas idetë e tyre autoritare. Pasi vijnë në pushtet, ata i përshpejtojnë gjërat më shumë, duke nxitur polarizimin. Nëse ndodh kjo, Italia dhe Europa do të fillojnë të duken si Amerika e Trump-it.

Çfarëdo drejtimi të marrë qeveria e re italiane, është e qarët që kjo aleancë e re do të jetë një pengesë e madhe për BE-në.

Deri më sot, asnjeri nuk ka propozuar zgjidhje për nacionalizmat anti-BE që janë hapur mes vendeve anëtare. Udhëheqësi i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber, kur i paralajmëron italianët për rreziqet e populizmit, harron që grupi i tij me bazë në Bruksel ka si anëtarë partinë e hungarezit Orban si dhe nacionalistët polakë.

Shumë njerëz në Itali ndihen të tradhtuar nga elita politike e BE-së që i trajton qytetarët si variabla e si objekte.

Vendet europiano-jugore ndihen të lënë mënjanë kur vjen puna për t’u përballur me papunësi dhe krizën e refugjatëve.

“Ditët e BE-së janë të numëruara: mund të duhen 5 ose 10 vite të tjera, por janë të numëruara”, tha Farage.

Nëse BE refuzon të ndryshojë, nëse refuzon të dëgjojë shqetësimet e banorëve ët tyre, fjala e Farage mund të dalë e vërtetë.

Top Channel

Next Post
FOTO / Ndodh në Fier, lind zogu “përbindësh”

FOTO / Ndodh në Fier, lind zogu “përbindësh”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….

February 15, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

February 15, 2026
Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

Ndalohet qarkullimi në Qafë Thore, ortekët e deborës bllokojnë rrugën drejt Thethit

February 15, 2026
Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

Përplaset me makinë dhe largohet nga vendi i aksidentit, arrestohet efektivi i policisë në kryeqytet

February 15, 2026
Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

Lidhet me mënyrën e jetesës dhe të punuarit, BERZH: Të kthyerit nga emigrimi, vështirësi riintegrimi

February 15, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

February 15, 2026
Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

Dhuna në protestën e opozitës, Rama: Rekrutojnë mercenarë me lekë nga rrugaçët e lagjeve për të hedhur molotovë

February 15, 2026
Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

Vendimi i Kushtetueses për çështjen “Balluku”/ Rama: Të hënën mbledhim firmat, do adresojmë boshllëkun…

February 15, 2026
Tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë, zbardhet biseda e Kurtit me 4 senatorë amerikanë

Tri kërkesat e Kosovës në raport me Serbinë, zbardhet biseda e Kurtit me 4 senatorë amerikanë

February 15, 2026
Vuçiqi dhe vampirët e Muçibabës

Vuçiqi dhe vampirët e Muçibabës

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In