“Vlerësoj sjelljen tepër të kulturuar të deputetëve të shumicës sepse e kanë patur të vështirë të punojnë në ambient të tillë, por edhe të kryetarit të Kuvendit, i cili ka gjetur mënyrën më të mirë që të vazhdojmë punën.
Me këtë, Kuvendi ka treguar se mund të funksionojë dhe se askush s’mund ta ndalë punën e tij, se koalicioni është krejtësisht i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm.
Ne si qeveri e përkrahim punën e Kuvendit. I bëjmë thirrje opozitës që t’i kthehet punës normale, të zbatojë ligjin dhe rregulloren e punës së Kuvendit”.
Kjo është deklarata e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për ngjarjet që ndodhën mbrëmë në Kuvend.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa e dënoi dhunën e mbrëmjes së të premtes në seancën e Kuvendit të Kosovës.