• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria përgatit statusin e minatorit, konsultim publik për draftin përfundimtar

by Java News
10/06/2018 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka vijoi turin e llogaridhënies në bashkinë Klosit dhe njësitë administrative Gurrë e Suç të qarkut të Dibrës. Në këto takime ministrja Xhaçka u tha qytetarëve se arsyeja e ballafaqimit me ta nuk është as të bëjë propagandë politike apo propagandë suksesesh, por kjo qeveri ka nevojë të kuptojë se çfarë duhet të bëjë më mirë.

“Këto takime janë mundësia që ju të na thoni se çfarë nuk po bëjmë siç duhet. Si po sillemi ne përkundrejt shërbimeve që duhet t’ju afrojmë? Si po sillen zyrat tona të shtetit? Sa arrini të zgjidhni problemet? Kush ju ka zvarritur? Pse ju ka zvarritur? A arrini të gjeni të drejtën tuaj sa herë trokisni?A ua qajnë hallin edhe kur nuk kanë mundësi tua zgjidhin? A bëjnë çmos që t’ju shërbejnë ashtu siç duhet të shërbejë një nëpunës i shtetit, një përfaqësues i jonë në zyrat e shtetit? Përfaqësuesi jonë jo i partisë! Të gjitha këto janë gjëra që kryeministri i ka me shumë merak , kjo qeveri i ka me shumë merak, për të bërë maksimumin për të çrrënjosur atë sistemin e vjetër ku gjërat funksiononin vetëm me taraf, me miqësi me ryshfet”, u shpreh ministrja Xhaçka.

Në këto takime, Ministrja e Mbrojtjes shoqërohej nga zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli. Banorët kanë shprehur shqetësim për aksin Milot-Burrel-Klos-Peshkopi, për të cilin zv.ministri Shkreli u shpreh se do të ketë një rehabilitim të kësaj rruge deri sa të bashkohet me rrugën e Arbrit. Një çështje e ndjeshme e banorëve të Klosit ishte ajo e statusit të minatorit, për të cilin ministrja Xhaçka garantoi se shumë shpejt do të ketë zgjidhje përfundimtare.

“Çështja e statusit të minatorit nuk ka patur asnjëherë mungesë vullneti nga ana jonë. Kemi qenë gjithmonë ne që e kemi adresuar problematikën e minatorëve si kategori. Sot kjo çështje ka hyrë në rrugë të mbarë. Po diskutohet, po shqyrtohet dhe shumë shpejt do të dalim me një draft që sërish do t’i hyjë një konsultimi publik për të marrë edhe dakordësinë tuaj”, u shpreh ministrja.

Zv.ministri Artan Shkreli u shpreh: “Në këtë moment që flas unë, drafti përfundimtar ka ardhur në ministrinë tonë dhe në Ministrinë e Financave. Presim një “OK” nga nga Ministria e Financave, një akordim ligjor me Ministrinë e Drejtësisë. Kryeministri e kërkon me ngulm këtë, pasi kjo i kërkohet në të gjitha llogaridhëniet në veri. Nuk duam të përsëritet me minatorët historia e naftëtarëve. Është çështje javësh”.

a.ç

Next Post
Familja shqiptare kapet me 28 kg kanabis në Mal të Zi, i fundosi era e fortë

Familja shqiptare kapet me 28 kg kanabis në Mal të Zi, i fundosi era e fortë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe Vlorë! Orët e fluturimit do bëhen, me ose pa ne

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In