• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria e Albinit me kripë të huaj, pa shije vendi

by Baton Haxhiu
15/04/2025 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Baton Haxhiu

Nga një fitore plebishitare në qeveri multipartizane me shije të shtatë erëzave. Prandaj, Kjo s’është qeveri, është delegacion.

Kurti & Kompania me shokë, pa shpresë sepse kjo është Qeveria që i mungonte vetëm edhe Albinit. Kjo mund të quhet nga revolucioni në recetë, qeveria me shtatë erëza.

Sot nuk u be konstituimi i Kuvendit te Kosovës dhe zyrtarisht fillon loja e ndarjes së përgjegjësisë dhe fajit. Duhet të zgjidhet kryetari e kryesia që më pas presidentja të ftojë Albin Kurtin si i pari nën këto zgjedhje për të formuar qeverinë. Por nuk jemi më në kohën kur fitorja prodhonte fuqi , sepse tani ajo shndërrohet në barrë, koalicioni në mbijetesë, dhe qeveria në një tryezë të gjatë me shumë pjata të vogla. E në fund, askush nuk ngopet.

Por ajo që duket si një rrjedhë institucionale normale, është në fakt një kulm i tensionit mes krizës së shumicës, fragmentimit të skenës politike dhe kthesës nga arroganca e numrave te kompromisi i detyruar.

Vetëvendosja i ka fituar zgjedhjet, por jo qeverinë. Ka 48 deputetë. Shto këtu minoritetet jo-serbe dhe tre deputetët e Nismës, dhe formalisht i bie të arrijë numrin 61 – por ky është një shumicë që më shumë frymohet si një akomodim i shtrënguar se sa si koalicion politik.

Në këtë konfigurim, ndodhin dy përplasje paralele: ajo brenda bllokut opozitar dhe ajo brenda kampit të pretenduar qeverisës. PDK, LDK dhe AAK kanë bërë bllokadë ndaj një formule të përbashkët, për shkak të pretendimeve të Lumir Abdixhikut për postin e kryeministrit – një kërkesë që më shumë duket si mënyrë për të pamundësuar një marrëveshje, sesa për ta ndërtuar atë. Kjo sjellë LDK-në në pozicionin e një lojtari që nuk pranon të hyjë në lojë nëse nuk ka topin e vet.

Ndërkohë, në anën tjetër të tabelës politike, Vetëvendosja përballet me një tjetër realitet të ashpër: qeveria nuk ndërtohet vetëm me vullnet, por me llogari. Minoritetet jo-serbe po kërkojnë poste përtej përfaqësimit të tyre real. Partitë boshnjake, që nuk përfaqësojnë më shumë se disa qindra votues, kërkojnë dy ministri. Duda Balje, përveç një portofoli ministror, kërkon edhe komunën e Reçanit – një “gahat” simbolik pranë Prizrenit. Nga ana tjetër, Emilija Rexhepi – në një marrëdhënie të tensionuar personale e politike me Baljen – është fyer që e para konsiderohet më e përshtatshme për përfaqësim qeveritar. Për t’ia zbutur kundërshtimin, Albin Kurti i ka ofruar postin e zëvendëskryeministres – një lëvizje që e bën qeverinë edhe më shumë si një hartë dhuratash sesa një kabinet politik.

Minoriteti turk ka kërkesën e vet për ministri. Po ashtu Elbert Krasniqi dhe Veton Berisha, përfaqësues të minoriteteve egjiptase dhe rome, që kërkojnë pozicione qeveritare si kusht për mbështetje. Në këtë mënyrë, Vetëvendosja përballet me një realitet të thjeshtë: duhet të ndajë pushtetin me shtatë parti e subjekte të tjera që nuk ndajnë as vizionin, as përgjegjësinë.

E nëse kjo është fytyra e shumicës së re, përfytyro fytyrën e opozitës. AAK, që ka pësuar një goditje të rëndë duke humbur tre deputetë të koalicionit të vet, nuk mund të formojë as grup parlamentar. Kjo e detyron të shikojë drejt deputetëve të lirë – të cilët janë ose të lidhur me LDK-në, ose si rasti i Adem Hoxhës, një ish-deputet i afërt me Listën Serbe, që është de fakto i papranueshëm për pozicionimin e ri të partisë. Kjo krijon një situatë ku AAK mbetet jashtë çdo formule, duke thelluar tensionin me Nismën – dhe duke e bërë më të ashpër armiqësinë mes Ramush Haradinajt dhe Fatmir Limajt. Të dy ndihen si mbretër pa kurorë, por vetëm njëri është ftuar në darkën e pushtetit.

Kjo krizë politike nuk ka vetëm emra dhe llogari – ka edhe boshllëqe kushtetuese. Mungesa e Listës Serbe në Kuvend është një çarje në vetë strukturën e shtetit multietnik. Pa përfaqësuesit serbë, formimi i qeverisë është i cenueshëm nga pikëpamja e balancës kushtetuese. E megjithatë, askush nuk e ka një përgjigje të qartë se si do tejkalohet kjo mungesë. Serbia refuzon pjesëmarrjen, komuniteti ndërkombëtar ka zgjedhur të heshtë, ndërsa Vetëvendosja shpreson që numrat të mjaftojnë për ta legjitimuar veprimin. Por në një demokraci të brishtë, ligjshmëria pa përfshirje është gjithmonë e diskutueshme.

Zgjidhja që duket më afër është një qeveri e përkohshme – një marrëveshje e heshtur për të kaluar zgjedhjet lokale. Kurti synon të ripërtërijë fuqinë lokale të Vetëvendosjes, të rimarrë Prishtinën dhe të konfigurojë një marrëveshje të re qeverisëse në vjeshtë apo dimër, nëse ajo e tanishmja dështon. Koalicioni i përkohshëm do të përfshijë të gjithë ata që kërkojnë “diçka”, por askush nuk do të japë më shumë sesa vetja. Dhe një qeveri që fillon me ekuacion të tillë, e ka jetën politike të programuar në periudha afatshkurtra.

Në këtë logjikë, rritja e apetiteve të minoriteteve është pasojë direkte e mungesës së një partie të dytë shqiptare në koalicion. Kur Vetëvendosja qeveris e vetme me pakicat, këto të fundit e shfrytëzojnë momentin për të kërkuar më shumë, duke i dhënë forcës së parë shqiptare një karakter gjithnjë e më të brishtë në ushtrimin e sovranitetit politik. Për më tepër, ekziston një konsensus jo i shpallur, por i lexueshëm mes VV-së dhe LDK-së për ta margjinalizuar AAK-në. Ramush Haradinaj shihet si faktor destabilizues, jo për shkak të deklaratave, por për shkak të pozicionit të tij gjeostrategjik dhe trashëgimisë që përfaqëson në zonën perëndimore të vendit.

Haradinaj nuk është më lider i një ushtrie politike – por ende mbetet komandant i një ndikimi që ka rrënjë në struktura reale. Ai është i vetmi politikan në Kosovë që artikulon me vetëbesim një vijë gjeopolitike pro-perëndimore, por me vetëdije për rrezikun lokal. Prania e tij në politikën e sotme është problem për dy arsye: sepse përfaqëson një ideal politik që nuk mund të akomodohet lehtësisht në gjuhën teknike të qeverisjes moderne, dhe sepse ka një lloj lidhjeje emocionale me strukturat ndërkombëtare që Vetëvendosja i sfidon. Kjo është arsyeja pse VV dhe LDK, për arsye të ndryshme por me një qëllim të përbashkët, duan ta marginalizojnë AAK-në. Për VV-në, Haradinaj është pengesë e një qeverisjeje të qetë; për LDK-në, ai është kujtesë e një kohe kur politika nuk bëhej nëpër forume, por në terren.

Fatmir Limaj po hyn në qeveri në një formë që nuk është triumf, por mbijetesë. Ai është pragmatist, i testuar në shumë kontekste, por gjithmonë me intuitën për të kuptuar kahun e erës. Futja në koalicion me VV-në mund t’i sigurojë jetë politike për Nismën në afat të shkurtër – por me koston e një përplasjeje të pashmangshme me Haradinajn, mikun e vjetër dhe rivalin e vërtetë për elektoratin tradicional të zonës perëndimore. Në të ardhmen, Nisma mund të tretet brenda strukturës së VV-së – jo si zgjerim ideologjik, por si absorbim mekanik i një faktori që ishte dikur i pavarur. Në këtë kuptim, Limaj po pranon të shkrihet për të qëndruar, por do ta ketë gjithnjë e më të vështirë ta justifikojë këtë qëndresë si projekt politik.

Mosprania e Listës Serbe është vrima e zezë në strukturën kushtetuese të Kosovës. Askush nuk guxon ta thotë troç – por të gjithë e ndjejnë që mungesa e tyre krijon një boshllëk që nuk mbushet me asnjë lloj legjitimiteti formal. Ndërkombëtarët e dinë këtë, por po e tolerojnë përkohësisht, me shpresën se zgjedhjet e ardhshme lokale ose një kompromis i heshtur do ta kthejnë situatën në normalitet. Por çdo javë që kalon, e bën më të brishtë themelet mbi të cilat ndërtohet një qeveri pa pjesëmarrjen serbe. Në këtë dritë, Vetëvendosja është në pozicion të dyfishtë: nga njëra anë, po mundohet të ndërtojë një shumicë pa ndërmjetësim ndërkombëtar dhe pa Listën Serbe; nga ana tjetër, e di që pa përkrahjen e perëndimit, kjo shumicë nuk do të ketë jetë të gjatë. Ky është një kompromis i heshtur: ndërkombëtarët tolerojnë për një farë kohe një qeveri jo-ideale, me kusht që ajo të mos bëjë lëvizje të mëdha pa pëlqim të koordinuar.

Në thelb, ajo që ndodh sot në Kuvendin e Kosovës është më shumë se një akt formal. Është një pasqyrë e qartë e mungesës së arkitekturës së re politike. Albin Kurti përpiqet të ndërtojë një qeveri mbi një shtrat që nuk e mban dot peshën. Dhe për këtë, i duhet të kalojë nga një arrogancë morale që e udhëhoqi në zgjedhje – në një pragmatizëm të detyruar që e vendos në qendër të kritikës, për herë të parë edhe nga brenda radhëve të veta.

Në politikë, ndonjëherë mbijetesa është art më i madh sesa fitorja. Por nëse ky art ushtrohet pa shije, pa kripë dhe pa përmbajtje – atëherë mbetet vetëm mjeshtëri teknike. Dhe teknika është gjithmonë pa shpirt.

Next Post
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

E Djathta, tulatur para udhëkryqit pushtet

Comments 1

  1. Anonymous says:
    9 months ago

    Hike pis pisit,mashtrues,hajdute e spiun i ndyre,ke vjedhur parate,e taksa paguesve shqiptare,me k/hajdutin edvin karapushtin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com