• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Qeveria e Abazoviç në Mal të Zi përballet sot me votën e mosbesimit

by A R
19/08/2022 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot Kuvendi i Malit të Zi, do të mbajë votë mosbesimi ndaj Qeverisë së Kryeministrit Dritan Abazoviç. Seanca është caktuar në orën 11:00. Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviç me ministrat e kabinetit të tij.

Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.

Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviç për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.

Iniciatorët po ashtu kanë vlerësuar se Qeveria ka pasur detyrë prioritare reformimin e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, ashtu që të përshpejtohet procesi i integrimit evropian.

“Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Abazoviç, që rezulton në rritje të tensioneve në shoqëri, dhe humbje potencialisht të pariparueshme të kohës për përmbushje të obligimeve nga agjenda jonë evropiane, Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj”, është thënë në iniciativë.

Është e paqartë se cili do të jetë epilogu i seancës parlamentare, sepse Fronti Demokratik, pro-serb dhe pro-rus, Demokratët e Alleksa Beçiqit, Partia Boshnjake dhe as një pjesë e partive kombëtare shqiptare, nuk kanë qëndrim të qartë rreth nismës për rrëzimin e Qeverisë.

Një pjesë e votave të tyre – të paktën pesë – nevojiten për rrëzimin e Qeverisë.

Vetë kryeministri Abazoviç, nuk ka mundur të deklarojë me siguri nëse Qeveria do të mbijetojë apo do të rrëzohet në këtë seancë parlamentare.

Ai vazhdimisht ka paralajmëruar se nëse Qeveria “i mbijeton votës”, është i gatshëm që të nesërmen të rindërtojë Qeverinë, në marrëveshje me Frontin Demokratik, që aktualisht është në opozitë, si dhe me demokratët e partitë tjera që duan të përfshihen në udhëheqësi.

Iniciatorët për rrëzimin e Qeverisë kanë 36 deputetë të shumicës parlamentare, të udhëhequr nga Partia e Gjukanoviçit, e cila i ka dhënë më parë mbështetje pakicës së kryeministrit Abazoviç.

Së bashku me këtë parti, nismën për rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe Partia Socialdemokrate, e cila ka dy poste ministrore, Socialdemokratët, që janë në opozitë, Partia Liberale dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.

Qeveria e Abazoviç është formuar më 28 prill, meqë në shkurt është rrëzuar Qeveria e Zdravko Krivokapiçit, pikërisht me iniciativën e Abazoviç.

Qeveria e Krivokapiçit është formuar nga Fronti Demokratik, Demokratët, dhe Lëvizja qytetare, URA, e Abazoviç.

Qeveria e ekspertëve, në krye me Krivokapiçin, dhe ajo e pakicës, në krye me Abazoviç, janë formuar në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të gushtit 2020.

Në atë proces zgjedhor, opozita e atëhershme pati mundur Partinë Demokratike të Gjukanoviçit (DPS) dhe partinë e saj partnere.

Në ato zgjedhje parlamentare, DPS ka humbur pushtetin pas 30 vjetëve dhe ka kaluar në opozitë.

Nëse Qeveria e Abazoviç mbijeton, e ardhmja e saj do të sfidohet sërish më 2 shtator, kur do të mbahet seanca e re e Kuvendit, me iniciativën e Frontit Demokratik dhe Demokratëve.

Këtë propozim e kanë paraqitur 32 deputetë, duke kërkuar njëkohësisht që në atë seancë të diskutohet edhe shkarkimi i kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviç.

Si arsye për rrëzimin e Qeverisë, deputetët kanë përmendur humbjen e kapaciteteve funksionale dhe thellimin e krizës ekonomike.

“Qeveria e kryeministrit Abazoviç vazhdimisht ka treguar paaftësinë e saj për t’u mbrojtur nga ndikimet e brendshme destruktive politike, të cilat çuan në mosbesim të ndërsjellë dhe konfrontime të vështira brenda vetë Qeverisë. Kjo shkaktoi pasiguri dhe ekstremizëm të situatës në Mal të Zi.”

Partitë opozitare nuk kanë shpjeguar pse kanë propozuar një datë të re për diskutimin e rrëzimit të Qeverisë së Abazoviç, kur të premten, më 19 gusht, do të votohet për diçka të tillë.

Dy nismat për rrëzimin e Qeverisë së Abazoviç janë nënshkruar nga gjithsej 68 deputetë të partive në pushtet dhe opozitë, nga 81 deputetë sa janë në Kuvendin e Malit të Zi.

/a.r

Next Post

Berisha e Meta rithemeluan opozitën, por vranë alternativën për në pushtet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In