Kryeministri Isa Mustafa dhe Presidentja Atifete Jahjaga ende nuk kanë reaguar lidhur me ngjarjet e sotme ku opozita protestoi kundër marrëveshjeve, ndërsa, më vonë u arrestuar edhe Albin Kurti. Si pasojë e këtyre aksioneve, katër protestues janë lënduar, derisa disa qytetarë ende po qëndrojnë rrugëve të Prishtinës. Janë arrestuar edhe dhjetëra aktivistë të Vetëvendosjes.