• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria britanike zbardh takimin e Ramës me Sunak: Ambicie për thellimin e marrëdhënieve

by A R
23/03/2023 21:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria britanike ka zbardhur takimin e Kryeministrit Edi Rama me homologun e tij britanik, Rishi Sunak në Londër.

Qeveria britanike thekson se liderët shprehën ambicien e tyre të përbashkët për të zgjeruar dhe thelluar më tej marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë duke bashkëpunuar për të adresuar kërcënimet globale dhe rajonale dhe forcimin e partneritetit dypalësh me vendeve.

Gjithashtu, në takimin me dy liderëve është shprehur rëndësia për të rritur lidhjet tregtare, investimet.

Gjithashtu, ata ranë dakord që një ekip i përbashkët Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri do të kryejë një vlerësim të kapacitetit të burgjeve të Shqipërisë që do të përfundojë deri në fund të Prillit me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve shqiptarë të dënuar.

Reagimi i qeverisë britanike:

Kryeministri britanik Rishi Sunak është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Downing Street, si pjesë e një vizite zyrtare më të gjerë të kryeministrit shqiptar në Londër.

Liderët shprehën ambicien e tyre të përbashkët për të zgjeruar dhe thelluar më tej marrëdhëniet mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë duke bashkëpunuar për të adresuar kërcënimet globale dhe rajonale dhe forcimin e partneritetit tonë dypalësh.

Të dy theksuar dhe vunë në dukje mundësi për të rritur lidhjet tregtare, investimet si dhe një vëmendje të veçantë i dhanë sektorit të teknologjisë. Kryeministri Sunak përshëndeti sërish kontributin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe dhe në jetën britanike.

Si aleatë të NATO-s, anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe partnerë të ngushtë, udhëheqësit rikonfirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për të punuar së bashku për të mbrojtur sigurinë e qytetarëve tanë, për të mbrojtur demokracinë dhe për të promovuar të drejtat e njeriut., duke përfshirë këtu një përgjigje të fortë ndërkombëtare ndaj agresionit nga Rusia. Kjo do të përfshijë mbështetje për sigurinë kibernetike shqiptare për t’u mbrojtur nga kërcënimet online.

Kryeministri Sunak dhe kryeministri Rama u angazhuan për të thelluar punën në kuadër të Komunikatës së Përbashkët dhe Task-Forcës të rënë dakord në muajin Dhjetor, për të çuar përpara prioritetin e përbashkët në trajtimin e migracionit të paligjshëm dhe bandave kriminale të kontrabandës së njerëzve.

Gjithashtu, liderët diksutuan për rritjen e bashkëpunimit operacional dhe marrëveshje të tjera për ndarjen e të dhënave mes shteteve si dhe për pasaportat. Liderët përshëndetën përparimin e deritanishëm, me rreth 800 emigrantë të paligjshëm që u kthyen në Shqipëri që nga muaji Dhjetor, veprimet kundër krimit të organizuar dhe udhëzimet e reja të Mbretërisë së Bashkuar, ku përcaktohej Shqipëria një vend i sigurtë për të jetuar.

Po ashtu, për bashkëpunimin në drejtësi, liderët përshëndetën punën e përbashkët të vazhdueshme për ekstradimet, ndjekjet penale dhe aftësitë e mjekësisë ligjore dhe largimin e qindra të burgosurve sipas marrëveshjes mes dy vendeve.

Ata ranë dakord që një ekip i përbashkët MB-Shqipëri do të kryejë një vlerësim të kapacitetit të burgjeve të Shqipërisë që do të përfundojë deri në fund të Prillit me qëllim kthimin e të gjithë shtetasve shqiptarë të dënuar.

Së fundi, kryeministrat mirëpritën përparimin në bashkëpunimin përsa i përket bizneseve dhe universiteteve, duke përfshirë hapjen e Dhomës së re Britanike të Tregtisë në Shqipëri, mbështetjen e MB për financimin e eksporteve për Shqipërinë në 4 miliardë £ për të lehtësuar investimet, dhe thellimi i lidhjeve mes universiteteve të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë.

/a.r

Next Post
Ish-agjenti i KGB: Nga një aksident mund të përdoren armët bërthamore

Ish-agjenti i KGB: Nga një aksident mund të përdoren armët bërthamore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

Gjykimi për Banjskën, refuzohen dëshmitarët shtesë, caktohet afati përmbyllës

January 16, 2026
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

‘Po më ndjek një makinë’! Qytetari ‘alarmon’ Policinë në Vlorë, çfarë rezultoi pas verifikimeve

January 16, 2026
“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

“Je fiks si ai”/ A do e takojë Miri babanë e Selinës? Banorja i përgjigjet: Ndoshta edhe e ke mërzitur

January 16, 2026
Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

Shqetësimet për sigurinë | Komandanti arktik i Danimarkës: Fokusi është tek Rusia, jo tek SHBA-të

January 16, 2026
Zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Mediu: Opozitës i duhet kandidat gjithëpërfshirës, jo një punëtor partie

Mediu: Rama nuk i do më as ministrat dhe as kryebashkiakët. Synon që…

January 16, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Vetëm Thoma Gëllçi bëri Televizion Publik konkurues

January 16, 2026
Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

Imazhet satelitore zbulojnë: Izraeli po zhvendos “Linjën e Verdhë” më thellë brenda Gazës

January 16, 2026
“Ndihem i zhgënjyer nga qyteti im”, Shehi: Mendoja se do të kishin pak më shumë respekt për mua

“Rama me Kinën, si Enveri me sovjetikët”, Shehi: Ja simbolika e mbledhjes te Pallati i Brigadave

January 16, 2026
Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

Autobusi i ekipit të futbollit përplaset me kamionin, trajneri në gjendje të rëndë, vdes ndihmësi…

January 16, 2026
Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

Liderja e opozitës së Venezuelës pas takimit me Trump: Do të kthehem në vendin tim sa më shpejt!

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In