Qeveria, Balla: Reforma në drejtësi më parë, pastaj ndryshimet
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla qendroi në një linjë me kryeministrin Edi Rama, kur tha se nuk është koha për ndryshime në qeveri.
I ftuar News 24 Balla tha se prioritet i këtij sesioni nuk janë ndryshimet në qeveri, por reforma në drejtësi.
“Është koha ta përmbyllim në mënyrë urgjente…Fokusi publik duhet të jetë tek reforma në drejtësi pasi ka një përpjekje të SHQUP për t’i zhvendosur fokusin nga kjo çështje. Unë mbështes vendimin e kryeministrit në lidhje me ndryshimet në qeveri”, shtoi Balla.
Ndërsa për numrat që i duhen mazhorancës me qëllim miratimin e ndryshimeve kushtetuese për reformën e drejtësisë, Balla tha se ka mjaft deputetë nga opozita që do ta votojnë. Balla komentoi edhe njëherë çështjen e përfolur të CEZ, ndërsa nuk nguroi të akuzojë sërish ishkryeministrin Berisha.









