• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria anulon koncesionin për kolaudimin e automjeteve frigoriferike

by Java News
21/01/2017 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare anuloi një vendim të vitit 2012  për kolaudimin e automjeteve frigoriferike njohur si “Kontrolli i  Brendshëm i mjeteve me ushqime delikate  gjatë transportit ndërkombëtar” pas një këmbëngulje të “Qendrës së Eksporteve Shqiptare”. Alban Zusi president i “Qendrës së Eksporteve Shqiptare” përshëndeti këtë vendim të qeverisë duke theksuar se qeveria e  dëgjoi dhe zgjidhi këtë shqetësim të bizneseve që prekeshin nga ai udhëzim abuziv.

Gjithçka nisi në muajin Gusht 2016  kur  Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)  ndalonin,  kamionët duke i paralajmëruar  se nga 1 shtatori 2016, zbatohet  një procedurë e re kontrolli për automjetet me temperaturë të kontrolluar. Kontrolli iu dha në formën e koncesionit  një kompanie private me një pikë të vetme kolaudimi për të gjithë Shqipërinë, nga ku  kosto e procedurës ishte 40 000 – 60 000 LEKE.

Departamenti juridik i “Qendrës së Eksporteve Shqiptare” për zgjidhjen e këtij problemi në periudhën kohore Gusht 2016-Janar 2017 nisi një komunikim intensiv me  Zyrën e Kryeministrit Rama, Ministrinë e Transporteve dhe atë të Ekonomisë.

Kabineti i  Kryeministrit Edi Rama, u shpreh i gatshëm për ti dhënë zgjidhjen e duhur këtij shqetësimi ardhur nga biznesi. Ministria e Ekonomisë pasi u njoh me këtë shqetësim të paraqitur nga “Qendra e Eksporteve Shqiptare”, u shpreh se: “Kërkesa për certifikatat  ATP për transportin e brendshëm tejkalon kërkesat ligjore”.

Gjithashtu Ministria e Ekonomisë konstatoi se: “Emërimi i një eksperti të vetëm në procesin e kolaudimit, lë hapësirë për abuzim. Kjo ministri  ia adresoi  çështjen drejtpërdrejt Ministrisë së Transportit për ndjekje të mëtejshme. Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës  angazhoi  ZV Ministri Bahri Shaqiri për ndjekjen e këtij shqetësimi të komunitetit të biznesit. Argumentet e “Qendrës së Eksporteve Shqiptare” se ky udhëzim dëmton biznesin u pranuan.


Më 17 janar 2017 – përmes URDHËRIT  Nr. 253 Ministri Sokol Dërvishaj, urdhëroi shfuqizimin e pikave 1.2b, 8, 17.1 dhe lidhja 2 Udhëzimit Nr. 7 Dt. 15.06.2012 “Për kontrollin e mjeteve të transportit në regjim të temperaturave të kontrolluara, sipas Marrëveshjeve ATP”.

 

Next Post
Thaçi në NATO: Nuk aspirojmë për bashkim të Kosovës me Shqipërinë

Presidenti Thaçi merr drejtimin e bisedave në Bruksel?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In