• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria amnisti për pronat, gati projektligji që u jep të drejtë qytetarëve të rivlerësojnë pasuritë me normën 3%

by Java News
15/05/2024 20:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në parlament është depozituar nisma për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme duke përfshirë, banesa, njësi tregtare apo troje, me normën 3%.

Nga hyrja në fuqi e ligjit deri në 30 qershor të vitit të ardhshëm, qytetarët do të kenë mundësinë të kryejnë rivlerësimin e banesave të tyre nga Kadastra me vlerën e tregut.

Nisma e deputetëve socialistë vjen një vit përpara zgjedhjeve elektorale parlamentare, ndërsa kjo çliron individët, por edhe kompanitë nga barra e tatim-fitimit me normën 15%, sipas udhëzimit të vendosur fundin e vitit të kaluar. Kur prona rivlerësohet, qytetarët që vendosin t’i shesin nuk paguajnë më tatim për diferencën mes çmimit të blerjes dhe shitjes.

Ekspertët e shohin si një iniciativë pozitive që do të rigjallërojë transaksionet në tregun e pasurive të paluajtshme.

“Është e qartë që kur ofrohet një mundësi me 3% qytetarët e rivlerësojnë pasurinë dhe e hedhin në treg dhe ky treg performon. Në të njëjtën kohë kemi vënë re se kur mbaron fushata e rivlerësimit ka pasur ulje të të ardhurave të arkëtuara nga shteti. Atë që ne vërejmë është se sot ka një hapësirë prej 37% të taksave që shteti do duhej të kishte arkëtuar.”- u shpreh Reinaldo Pipirea nga Shoqata e pasurive të paluajtshme “NAREA”.

Kjo është hera e katërt që qeveria shqiptare aplikon një amnisti fiskale për pronat. Agjentët e tregut vlerësojnë se duhet ndryshuar ligji për të ulur barrën tatimore.

“Në momentin që ke taksën 15% kjo të step për ta mbajtur pronën pezull, si një nga faktorët pse ka pasur rënie të numrit të transaksioneve. Ne propozojmë që strehimi nuk duhet të tatohet fare, në rast të një pamundësie për ta aplikuar këtë për titujt e pronësisë, patjetër që e udhët do të ishte që taksa të mbeste në vlerën 3%, por pa kaluar 5%. Kjo do ta sillte tregun në vlera reale dhe nuk do kishte më iniciativa për të kryer shmangie të tatimit. Dhe duke e dërguar tregun në vlerat reale do të ishte shumë më e thjeshtë për vendimmarrjen sa ishte çmimi në treg dhe të vendoste barra të përkora fiskale për sa i përket tatimit të pronës.”- shtoi ai.

Shifrat nga Tatimet kanë treguar se me nismën e rivlerësimit të pasurisë, në shtet janë derdhur gjithnjë më shumë taksa. Kështu, nga 2020 deri në mesin e 2022-it që zgjati periudha e fundit e rivlerësimit, arkëtimet nga taksa e pronës u rritën nga 130% – 150%, për të rënë në 2023-shin me 23%./tch

Next Post
“Pse s’më tregove që Alma më pa me të dashurën time?”/ Detaje të reja: Burri i 39-vjeçares i bllokonte thirrjet në telefon, kunatës i tha se…!

Tragjedia në Shkodër/ Eksperti: Policia gaboi, ngriti akuzë pa u gjetur trupi i Alma Arrazit. Gazetari: Hetimet janë fokusuar…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In