• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveri-bashki, Veliaj: Si do të zgjidhet problemi i banesave të papërfunduara për qytetarët

by Java News
01/11/2017 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërtimet e papërfunduara në Tiranë do t’i nënshtrohen njësoj taksimit të pronës, si ndërtesat e tjera. Ky është propozimi që vjen nga Bashkia e Tiranës për të detyruar të gjithë ata ndërtues që i kanë lënë objektet të papërfunduara dhe jashtë afatit të lejes së ndërtimit. Një propozim i cili pritet të japë zgjidhje zvarritjes së ndërtimeve, ku shumë zhvillues nuk kanë arritur t’i përfundojnë në kohë punimet, duke shkaktuar jo vetëm probleme estetike, por edhe kosto sociale e ekonomike për qytetarët dhe qytetin.

 I pranishëm në mbledhjen e Këshillit Konsultativ të Qeverisjes Qëndrore me Vetëqeverisjen Vendore, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se bashkia i ka propozuar qeverisë për t’i nënshtruar taksën e ndërtesës edhe zhvilluesve që nuk arrijnë t’i përfundojnë ndërtimet e tyre, sipas afatit të përcaktuar në lejen e ndërtimit, duke krijuar mjaft plagë sociale. “Qytetet tona janë të mbushura me ndërtesa, edhe këtu në qendër të Tiranës, që kanë ngelur vetëm si zhguall, pa mbaruar kurrë. Deri dje ligji u kërkonte bashkive që të vinin një gjobë modeste për shtyrje të lejes së ndërtimit, ndërkohë që ato mund të vazhdojnë 20-30 vjet si zhguall bosh në mes të qyteteve. Qeveria ka marrë parasysh propozimin tonë për t’i vënë ekuivalenten e 30% të taksës së pronës këtyre ndërtesave në momentin që u ka përfunduar leja e ndërtimit. Pra, fillon paguhet taksa e pronës dhe të paktën e dimë që mund të vazhdojë edhe 100 vjet zhgualli bosh në mes të qytetit, por për sa kohë që bashkia po e takson si një pronë efektive, të paktën do të incentivohet dikush që ta mbarojë në kohë, ta shesë apo të zhvillohet prona deri në fund dhe të mos kemi këto anomali”, u shpreh Veliaj.

Nga ana tjetër, Veliaj foli edhe për një taksim progresiv për bizneset, teksa sqaroi se kjo nuk do t’i prekë qytetarët e thjeshtë. “Për familjarët kjo nuk ndryshon, s’ka asnjë efekt, por vetëm tek bizneset, sipas parimit: ai që ka më shumë, do paguajë më shumë. Pra, milioneri që ndërton pallate do paguajë më shumë se sa ai që ka një furrë buke. Na rezulton se për bizneset e mëdha, që kanë prona që sipas indeksit të hipotekës metri katror vlen më shumë se sa 3 milionë lekë, po marrin zbritje. Nuk është e ndershme.  Do t’i kërkoj edhe zotit Braçe që drejton Komisionin parlamentar të Ekonomisë që ta adresojë. Propozimi ynë konkret është të jetë 0.25%, që të mos kenë bashkitë efekt negativ kur vjen puna për bizneset. Çdo gjë nën 0,25% taksë prone të vlerës, praktikisht dëmton bashkitë dhe i jep një bonus të pa kërkuar bizneseve shumë të mëdha”, theksoi Veliaj.

Kreu i Bashkisë komentoi edhe për një zhvillim tejet pozitiv sikurse është Fondi për Zhvillimin e Rajoneve, i cili ka rezultuar tepër pozitiv për transformimin e njësive vendore që i nxit njësitë vendore të konkurrojnë me projekte. “Besoj që të gjithë jemi dakord që duam që ky fond të vazhdojë. Ka qenë një mënyrë kompetitive me të cilat bashkitë garonin në bazë të projekteve. Do të duhet të avokonim rëndësinë e projektit dhe masën e publikut që përfiton nga këto projekte, por teksa po diskutohet roli i FZHR-së jemi këtu që ta avokojmë”, tha Veliaj.

Rritja e transfertës së pakushtëzuar tha Veliaj, është po ashtu një hap shumë pozitiv çka do të ndikojë padyshim në shëndoshjen e situatës financiare të NJQV. “Një nga vlerësimet më pozitive dhe besoj që këtu jemi dakord unanim të gjithë kryetarët e bashkive, ka të bëjë me rritjen e transfertës së pakushtëzuar në 1 % të PBB-së. Do të thotë që secila bashki në bazë të formulës ka një mundësi më të madhe për të financuar nevoja e veta”, u shpreh ai.

Kreu i Bashkisë deklaroi se do t’i kërkojë qeverisë kalimin e kompetencave për dhënien apo heqjen e licencave të kategorisë C nga njësia qëndrore tek njësitë vendore, për të garantuar një efektshmëri dhe zgjidhje të shqetësimit të qytetarëve.

Next Post
Tekstet shkollore/ PD amendament në Kuvend: Të jepen falas nga klasa e parë deri në të nëntën

Tekstet shkollore/ PD amendament në Kuvend: Të jepen falas nga klasa e parë deri në të nëntën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

VIDEO-Zjarr masiv në një qytet të Holandës, raportohet për të lënduar: Dëgjuam një shpërthim të fortë

January 15, 2026
“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

“Goditi” ekstradimin, Kushtetuesja pranon pjesërisht ankimin e “mafiozit” rus

January 15, 2026
SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestuesve

SHBA vendos sanksione ndaj zyrtarëve iranianë për shtypjen e protestuesve

January 15, 2026
Kërkuan lista të hapura në zgjedhje, Gjykata Kushtetuese rrëzon partitë e vogla

Sekuestrimi i celularëve, vendimi Kushtetueses kërkon seriozitet në mbledhjen e provës së veprës penale (VIDEO)

January 15, 2026
Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

Gjykata Kushtetuese: Arresti shtëpiak ndaj Berishës ishte i tejzgjatur

January 15, 2026
Masakrat në Kosovë, arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto prova, krerët e UÇK do liroheshin

Masakrat në Kosovë, arkivisti: Kam mbi 3,600 kaseta. Haga m’i refuzoi! Me këto prova, krerët e UÇK do liroheshin

January 15, 2026
Detaje nga arrestimi: Kryeprokurori i Vlorës përfundoi në pranga për 3.4 mln eurot në “Toyota Yaris”

Dosja Toyota Yaris/ Gjykata e Lartë prish vendimin për Aurel Zarkën, kthehet në Apelin e GJKKO për rigjykim

January 15, 2026
Pas dekretimit nga Begaj, publikohen në Fletoren Zyrtare 7 ligjet e Paketës fiskale

Pas dekretimit nga Begaj, publikohen në Fletoren Zyrtare 7 ligjet e Paketës fiskale

January 15, 2026
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në…

January 15, 2026
(EMRI) Pas tre muajsh e zhdukur, gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali/ Autoritetet japin detajet e para

(EMRI) Pas tre muajsh e zhdukur, gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali/ Autoritetet japin detajet e para

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In