• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qesharakë madhështorë

by Mero Baze
28/04/2025 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Në gjithë këtë ndërmarrje të shtrenjtë të Sali Berishës për të bërë një “operacion plastik” politik që të duket si proamerikan, e vetmja gjë që i çon lekët dëm është vetë të qenurit qesharak.

Një episod që nxori në pah këtë gjendje qesharake është përgënjeshtrimi publik që emisarët e Trump-it i bënë shpifjeve të PD-së.

Richard Grenell, përfaqësues special i Presidentit Trump, përgënjeshtroi pretendimet se Edi Ramës i ishte anuluar një takim me Donald Trump Jr. – dhe këtë përgënjeshtrim e konfirmoi vetë Donald Trump Jr., duke ripostuar mesazhin e Grenellit.

Kjo është një nga ato situata ku një parti që pretendon lidhje të forta me administratën Trump, ekspozohet publikisht si mashtruese – madje nga vetë djali i presidentit amerikan – për shkak të tentativave të saj për të përdorur lidhjet personale dhe financiare të Shkëlzen Berishës.

Në përfytyrimin primitiv të njerëzve që rrethojnë Berishën, Shtëpia e Bardhë shihet si një dhomë ku ndahen muhabetet si në oborr të shtëpisë: djali, vajza, baxhanaku, mbesa e kushëriri.

Mjafton të shohësh si në PD konsiderohet “ngjarje” fakti që LaCivita ka qenë pranë babait të Melanisë në një festë ditëlindjeje në Shtëpinë e Bardhë, për të kuptuar nivelin e qesharakërisë madhështore që kanë kultivuar.

Kjo është arsyeja pse guxojnë që fantazitë e tyre për lidhjet me SHBA t’i kthejnë në “fakte”, të cilat më pas botohen dhe përgënjeshtrohen në mënyrë poshtëruese, duke çuar dëm 6 milionë dollarët me të cilët pretendojnë të mashtrojnë 6 milionë shqiptarë.

Nga ana tjetër, paniku me të cilin po administrohet debati mbi kontratën 6-milionëshe, në shkelje flagrante të ligjeve të shtetit shqiptar, tregon se Berisha nuk ka asnjë siguri juridike për atë që ka bërë.

E vetmja “vlerë” e këtij operacioni është se nëse përfundon ndonjë në burg, ai do të jetë Flamur Noka – dhe Partia Demokratike do të ketë një budalla më pak në korridore.

Por Berisha ndjehet më keq kur humbet ndonjë budalla, sesa kur humbet 6 milionë dollarë kot.

Të gjithë ata që përpiqen të justifikojnë kontratën 6-milionëshe thonë se, nëse ajo bind Uashingtonin të heqë “non gratën” e Berishës, atëherë ia vlen, edhe nëse përfundon dikush në burg.

Në këtë logjikë, duket sikur ata e shohin këtë si një akt sakrifice ekstreme, një “xhihad” për Berishën: më mirë të burgosesh, sesa të mos pastrosh udhëheqësin.

Në këtë aspekt, PD nuk humbet shumë – përkundrazi, pastrohet nga disa budallenjë të padobishëm, por problemi është se në fund do të kenë fituar statusin e heronjëve “qesharakët madhështorë”.

Nuk është mëkat të angazhosh lobistë, madje edhe të shtrenjtë, për një hall tëndin. Problemi fillon kur përpiqesh t’ua shesësh njerëzve hallin tënd si epërsi. Halli i vërtetë i Sali Berishës nuk është thjesht fakti që është “non grata”; është fakti që ai nuk është më një politikan fitues në Shqipëri.

Përpjekja e tij për ta justifikuar veten si humbës, duke e lidhur këtë me sanksionet amerikane, është një gënjeshtër që synon t’i sigurojë vetes një alibi për humbjen e pritshme më 11 maj.

Nuk është qesharake që paguan 6 milionë dollarë për lobim – kjo është një dramë më vete. Qesharake është bindja që ai ua ka mbushur mendjen të vetëve se me 6 milionë dollarë në SHBA mund të fitosh zgjedhje në Shqipëri.

Vetë fakti që Berisha mburret se ka marrë avokatin më të mirë të Trump-it tregon madhësinë e hallit të tij, jo forcën. Të gjithë e dimë që ka miliona euro të padeklaruara, ashtu siç dimë se edhe kriminelët më të rrezikshëm kanë nevojë për avokatë të shtrenjtë.

Është krejt normale të marrësh avokatë të fuqishëm për çështjet që ka me SHBA, por asnjë avokat nuk mund ta ndihmojë në hallet që ka me shqiptarët dhe me shoqërinë tonë.

Të marrësh avokatë të shtrenjtë do të thotë që ke një hall të madh, por jo që ke epërsi politike. Epërsia nis atëherë kur nuk ke nevojë për avokatë.

Kur ta kuptojë se pas 11 majit situata e tij do të jetë edhe më e keqe se sikur të mos kishte shpenzuar 6 milionë dollarë, atëherë do të shfaqet jo si një “fitues madhështor”, por si një “qesharak madhështor”.

Next Post
“Hidhen e merren shikime”, 3 të rinjtë që i sosën durimin Ramës

“Hidhen e merren shikime”, 3 të rinjtë që i sosën durimin Ramës

Comments 2

  1. L.Xh says:
    8 months ago

    Si titull i shkrimit, mund të vihej edhe ………Krenarë të dhjerë…….0se…….Të dhjerë por krenarë….

    Reply
  2. ccc says:
    8 months ago

    Mero, pa asnje diskutim mbetesh brilant ne shkrimet e analizat qe bene. Por ne kete rast vereje nuanca te relativizimit te ketij lobimi skandaloz. Qofsha i gabuar!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flet Endri Shabani: Shumica e deputetëve të PD më uruan për postin e Avokatit të Popullit

Flet Endri Shabani: Shumica e deputetëve të PD më uruan për postin e Avokatit të Popullit

December 24, 2025
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe vranësira nga mesatare deri në të dendura

Moti për sot i paqëndrueshëm, reshje shiu dhe vranësira nga mesatare deri në të dendura

December 24, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

‘Suel Çela i ka zgjidhur hall jete’, Salianji ‘shpërthen’ ndaj Nokës: Ke shitur PD dhe zgjedhjet! A e kalon dot oqeanin?

December 24, 2025
Aeroporti i Vlorës nën hetim? “Shpërthen” Behgjet Pacolli: Faktet, dokumentet dhe Zoti janë dëshmitarë të qëllimeve të mia të mira

Pacolli: Në aeroportin e Vlorës po kthehet normaliteti, faleminderit drejtësisë!

December 24, 2025
“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

December 23, 2025
“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

“E rëndë ta dish fituesin para zgjedhjeve”, Sulo: Pas 11 Majit dolën “pazaret e darkës”…

December 23, 2025
“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

“Shiko si shtyn Garda”, Korreshi sqaron skenën virale në rrjet nga Kuvendi

December 23, 2025
Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

Noka sulmon Salianjin: U vetëpërjashtua që kur u ul me Ergys Agasin, Suel Çelën dhe Ben Qimen

December 23, 2025
Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

Avioni u zhduk nga radarët dhe u rrëzua, humbin jetën shefi i ushtrisë dhe katër të tjerë

December 23, 2025
Vangjeli: Benet Beci ka ofertë 50 milionë € për Shkodrën me projekte që do financohen nga qeveria

Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes

December 23, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com