• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qesharake”/ Gjekmarkaj për 29 korrikun: Basha u rikthye për ego të shfrenuar personale. Secili do hapë nga një qofteri

by Java News
23/06/2023 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj thotë se Sali Berisha nuk mund të jetë kandidati i opozitës për kryeministër, ndërsa shton se tashmë është koha që opozita të eksplorojë çdo formë që mund ta çojë drejt një bashkimi.

“Kam një distancim nga të gjitha grupimet në PD, një distancim që në optikën time është logjik. Nuk mendoj se Berisha do jetë kandidati i opozitës për kryeministër, besoj se nuk duhet të jetë sepse tashmë në konfliktin që ka me aleatë të rëndësishëm të vendit, me dështimin e 14 majit që tregoi se është faktor themelor i opozitës por nuk është fitues… nuk ka fitore me Sali Berishën. Opozita duhet të  eksplorojë çdo formë që të shkojë drejt bashkimit”, tha ai për News24.

Ai tha se zgjedhjet e 29 korrikut, janë një tentativë e Bashës për të marrë “leckat e fundit nga një gjë që po zhduket”.

“Pas një partie të rrënuar, shoh një tentativë për të rrëmbyer leckat e fundit të një gjëje që po zhduket, PD zyrtare, dhe po e bën Basha me zgjedhjet e 29, me një grup të vogël njerëzish që nuk kanë lidhje me realitetin, por kanë lidhje me Bashën”, tha ai.

Sakaq, rikthimin e tij, Gjekmarkaj e komenton kështu: Nuk ka më një PD, ka një vulë dhe disa zyra me qira dhe rreth 100 njerëz në dispozicion të Bashës, aq njerëz sa grumbullohen në një fejesë apo në një ditëlindje. Thjeshtë kanë një vullnet, ose investimin tek zoti Basha. Është një Kryesi e delegjitimuar.  Rikthimi i tij është interes personal, dhe dëshira për të mbetur në politikë dhe të mbijetoj sa më gjatë për t’i shërbyer vetes.  Një ego e shfrenuar për t’i dhënë jetë një gjëje që po vdes vetëm për ego personale”, tha ai.

Mbledhjen e Këshillit ai e cilëson si një mbledhje të çuditshme, teksa shton se zgjedhjet e 29 korrikut do të jenë qesharake.

“Ishte një mbledhje e çuditshme. U mblodhën në një hotel për të krijuar legjetimitet nga hiçi, është parti pa struktura, çdo gjë është e gjymtuar, në 29 korrik do jetë qesharake dhe komike dhe do ta shihni sa veta do e votojnë Bashën. Por dëmton opozitën”, u shpreh deputeti.

Por si e komenton ai kandidimin e Gjergj Hanit përballë Bashës për kreun e PD?

“Nuk e njoh, por është një gjë qesharake dhe e dekompozuar në raport me pritshmërinë që ka populli ndaj opozitës. Po tenton të ndahet në kioska të vogla dhe secili të hapë nga një qofteri, por kjo nuk i shërben askujt. PD ka nevojë për garë të vërtetë, kjo është garë surrogate, që të vrasin dëshirën të merresh me politikë dhe detyrojnë njerëzit të largohen nga ky vend”, tha ai./m.j

Next Post
Prej një viti e ‘mbërthyer’ në krevat/ Drama e familjes Markja: Një mjekim i gabuar ia la bashkëshorten të paralizuar!

Prej një viti e 'mbërthyer' në krevat/ Drama e familjes Markja: Një mjekim i gabuar ia la bashkëshorten të paralizuar!

Comments 2

  1. Anonymous says:
    3 years ago

    Nuk ka zgjedhje

    Reply
  2. Opionisti says:
    3 years ago

    Nuk zgjedhje kryetari demokrate por ka te gjitha bashkune shqiperi 2024 jo ne korik 2024 por ne korik 2024te gjiha bashkine shqiperise por dhe kosoves dhe mitrovice

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cilin politikan simpatizojnë më shumë shqiptarët?

February 26, 2026
Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

Rusia humb një tjetër burim miliardash, fund i kontratave të gazit në Zvicër?

February 26, 2026
Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

Korça pa rezervime, furgonët rrisin biletat deri në 40%: Efekti i bllokimit të rrugës

February 26, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Nga protesta te qeverisja: A mjaftojnë pesë propozime për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza?

February 26, 2026
Në paraburgim në Dubai, Durim Bami vazhdon betejën ligjore, më 24 dhjetor seanca gjyqësore që vendos fatin e tij

Humbi gjyqin në Dubai, ekstradohet sot Durim Bami. Katër akuzat e SPAK që e presin

February 26, 2026
Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

Në pronësi të ish-policit problematik? Shkrumb e hi ‘Range Rover’-i në Pogradec

February 26, 2026
Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

Sondat gjeologjike dhe mjetet e rënda, si po punohet për zhbllokimin e aksit drejt juglindjes

February 26, 2026
Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

Indeksi 2026: Punësimi, emigracioni dhe pabarazitë! Faktorët që e mbajnë Shqipërinë larg sigurisë së plotë

February 26, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Vetëm Edi Rama e di çfarë do të ndodhë në shtëpinë e ish-mbretit të vetëm shqiptar

February 26, 2026
Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In