• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeset shkojnë në Parlament/ Kumbaro u tregon fotot deputetëve: Batërdi mjedisore me 3,2 miliardë qese në vit

by Java News
17/03/2022 19:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshimet ligjore për ndalimin e qeseve njëpërdorimshe votohen sot në Parlament pasi kanë kaluar në miratimin e komisioneve në Kuvend. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në fjalën e saj ka thënë se po realizohet prioriteti i qartë i qeverisë që në nisje të këtij mandati.

“Të gjithë e dimë që këto lloj qesesh shpërndahen pa hesap, falas si për një kokërr mollë dhe për një kokër bostan! Në të gjitha relacionet dhe shpjegimet që kemi bërë në komisionet parlamentare por edhe në daljet tona publike është i qartë objektivi i Ministrisë së Turizimit dhe Mjedisit si iniciuese e këtij ligji. Është po ai prioritet që kryeministri e ka deklaruar në ditën e parë të mandatit të kësaj qeverie: ndalimi i qeseve plastike (pra i atyre kategori qesesh që shërbejnë për qëllime një-përdorimi në supermarkete, markete apo aktivitete tregtie me natyrë të ngjashme) në Republikën e Shqipërisë, si masë e parë reaguese ndaj reduktimit të plastikës njëpërdorimshe, si masë e domosdoshme për të frenuar dhe pastruar territorin e Shqipërisë nga ndotja e psillëku, për t’u garantuar fëmijëve tanë një Shqipëri të shëndetshme dhe një mjedis miqësor me jetën”, tha gjatë fjalës së saj ministrja Kumbaro.

Mirela Kumbaro sqaroi se amendimet që propozohen synojnë ndalimin e tregtimit, prodhimit, importimit të qeseve plastike mbajtëse sipas përcaktimit të këtij ligji, me trashësi për çdo anë më të vogël se 70 mikron dhe me kapacitet mbajtës më të vogël se 10 kilogram. Njëkohësisht parashikohen gjoba nga 1 deri në 1,5 milionë lekë për ata që tregtojnë, prodhojnë apo importojnë këto lloj qesesh. Duke treguar fotot e ndotjes së shkaktuar nga qeset njëpërdorimshe, Kumbaro renditi shifra që e bëjnë të domosdoshme këtë iniciativë.

“80% e mbetjeve në det, vjen nga toka përmes lumenjve që derdhen në det, 90% e tyre janë plastikë dhe ambalazhe plastike. Me rreth 80.400 ton në vit mbetje plastike të keqmenaxhuara, Shqipëria është një ndër 5 vendet më ndotëse të Adriatikut. Shqipëria ndot me 3.2 miliardë qese plastike, që dmth 3 qese plastike për njeri në ditë, e barabartë kjo me 26.280 ton në vit”, tha Kumbaro duke theksuar se koha mesatare e përdorimit të një qeseje plastike njëpërdorimshe nga qytetarët është vetëm 12 minuta.

Duke kërkuar mbështetjen e deputetëve për votimin e ndryshimeve ligjore, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit dha një sërë argumentesh për ndalimin e qeseve plastike njëpërdorimshe. Kumbaro sqaroi se ato nuk degradohen, dëmtojnë rëndë jetën e faunës së egër, nuk janë të lehta për t’u ricikluar për shkak të peshës së papërfillshme që kanë, nuk ripërdoren dhe përhapen me lehtësi kudo në ambient.

Kumbaro kishte edhe një mesazh për deputetët e opozitës, që kanë mbajtur një qëndrim pozitiv gjatë diskutimit në komisionet parlamentare, ndonëse zgjodhën të mos e votonin këtë nismë ligjore.

“Kam çmuar sinqerisht fjalët e disa prej kolegëve të opozitës në komisione që e vlerësuan me zë dhe zemër këtë projektligj ndonëse nuk e votuan me votë, më lejoni t’ju bëj një thirrje: Sot në mëngjes apo sonte në darkë, mos harroni, në një kosh do t’i hedhim plehrat, të njëjtin ushqim do të konsumojmë, në të njëjtin qytet i rrisim fëmijët dhe në të njëjtin det do të lahemi në verë! Prandaj, nëse një javë më parë, e gjithë bota u bashkua në Marrëveshjen Globale kundër Plastikës njëpërdorimshe në gjirin e OKB, ia vlen të bashkohemi në emër të tokës, të detit, të ushqimit dhe të ajrit që ndajëm bashkë pa vote. Sepse të gjitha këto nuk i kemi trashëguar nga askush por ua kemi marrë borxh fëmijëve tanë të cilëve duhe t’ua kthejme të pastra!”, përfundoi fjalën e saj Kumbaro.
g.kosovari
Next Post
Sanksionet ndaj Rusisë, Putin i “falet” Iranit: Gati të ndihmojmë Moskën në këto kushte të vështira

Sanksionet ndaj Rusisë, Putin i "falet" Iranit: Gati të ndihmojmë Moskën në këto kushte të vështira

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
“Ulje 20% e akcizës mbi 220 lekë, entitet shtetëror për tregun”, Rama: Dy komponentë të rinj kundër evazionit dhe…

Rama mbledh sot qeverinë dhe grupin e PS, çfarë pritet të diskutohet mes socialistëve

March 28, 2026
13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In