• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qepalla e pabesë e Lulzimit

by Artur Ajazi
16/01/2020 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Të shumta kanë qenë hamendësimet, hipotezat, akuzat dhe thashethemet se çfarë u tha dhe u diskutua mes liderit të mazhorancës dhe atij të opozitës,në mesnatën e 17 Majit 2017. Në fakt takimi mes Ramës dhe Bashës, u finalizua pas mesnate me një “qepalla publike”, e cila solli asokohe një raport të ri politik mes kryeministrit dhe kryetarit të PD. Por gjithsesi, jo gjithçka ka qenë e lehtë mes tyre deri në atë takim. Kjo për faktin, se deri para datës 17 maji 2017, Lulzim Basha ishte një opozitarist i “fortë”, dhe qëndronte në “çadrën e lirisë”, para zyrës së kryeministrit Rama dhe përbetohej se “do ta rrëzonte me popull dhe se nuk futej në zgjedhje me këtë kryeministër”.

Ai madje bënte thirrje nga “çadra e lirisë”, dhe në emër të “Republikës së Re” që populli të kalonte në mosbindje civile, të thyente xhama dritaresh dhe xhama makinash, të ndizte flakë vendin. Por në darkën e 17 majit, kryetari Basha, popullin opozitarist e kaloi nga “çadra e lirisë” tek çadra e qeverisë, duke hyrë në kabinetin e Edi Ramës me plot 6 ministra të rëndësishëm. Zërat kundër Lulzimit e quajtën “ lëvizje skandaloze që shkelte parimet e vërteta demokratike, nga ana e kryetarit të PD”. Marrëveshja u firmos, dhe Lulzimi pranoi të hyjë në zgjedhje, duke përvetësuar për afro 6 muaj, disa portofole ministrash, por dhe postesh institucionale, përfshirë dhe kreun e KQZ. Kryeministri Rama i dha praktikisht çfarë donte, dhe në fund sërish fitoi, duke e mundur thellë Lulzimin dhe boshtin e tij opozitar. Një skenar që dukej sikur do të përsëritej edhe tani, me krizën aktuale politike që ka sjellë djegien e mandateve nga opozita, të shoqëruara me protesta të dhunshme vitin e kaluar. Kjo padyshim ishte një “qepalla” e pabesë nga ana e kreut të PD.

Ashtu si tre vjet më parë, të paktën deri para 1 muaji, zoti Rama përsëriste ftesën e tij ndaj Lulzimit “kur do flasim”, ndërsa ai, me tone të ashpra kundërshtonte e sulmonte rivalin e tij politik. Nga ana tjetër, siç kishte paralajmëruar, Partia Demokratike, ka vijuar avazin, duke nxjerrë emra kryebashkiakësh të dënuar më parë, dhe që kanë marrë sipas saj “mandatin nga KQZ, në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit”. Sekretar Gazi, nuk ka munguar të dalë para mediave, nga ku ka kërkuar zyrtarisht nga Prokuroria Përgjithshme, “verifikimin e të kaluarës kriminale” edhe të kryebashkiakut të Matit Agron Malaj. Ky është kryebashkiaku i pestë i denoncuar nga PD pas 30 qershorit, në vazhdimin e pabesisë së qepallës së Lulzimit mesnatën e 17 Majit 2017. Duke parë gjithë nekrologjinë e ngjarjeve që kanë rrjedhur pas marrëveshjes së 17 Majit, ecurinë çalamane dhe të dhunshme të aksioneve opozitariste të skenuara dhe drejtuara nga kryetari i PD, djegien e mandateve dhe institucioneve, fushatën intensive të një aleance pa bosht kundër integrimit të vendit në dyert dhe zyrat e institucioneve europiane, bindesh se qepalla e Lulzimit mesnatën e 17 Majit 2017 ishte e pasinqertë.

Ajo vazhdon të mbetet thjesht një kujtesë e keqe, e një takimi të cilin Lulzimi e kërkoi nga çadra, dhe e shkeli sapo kaloi lumin me Doktorin. Kjo edhe për faktin se axhenda e Bashës nuk ka qenë kurrë në përputhje me axhendën e PD, interesi i tij ka qenë sundimi i partisë, promovimi i mediokritetit, dhe ruajtja e pozitave si kryetar partie.

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor, e Premte 17 Janar 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In