Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ishin sot për vizitë në një familje në Tiranë, e cila ka fëmijë të prekur nga sëmundja e diabetit. Vizita u krye sot që shënohet Dita Ndërkombëtare e Diabetit.
Rama bashkëbisedoi me vajzën dhe djalin rreth probleme familjare, shkollimit.
Por mes bashkëbisedimit nuk ka munguar një batutë e Ramës për një prej fëmijëve trupvogël duke iu drejtuar “qenke si Erjon Braçe, shumë i vogël”.
Rama: Në çfarë klase je ti?
Vajza: Jam në klasën e dytë
Rama: Vitin tjetër do i japim librat falas. Me ato lekë prindërit do blejnë të tjera gjëra jashtëshkollorë. Kështu do shkojë kjo punë, avash avash.
Babai: Unë jam taksist.
Rama: Punë e vështirë. Mua më vjen keq se jam shkëputur nga taksitë, sepse më parë i kisha barometër, se rrija natën që shikoja punimet. Hipja në një taksi dhe i thoja ‘jepi tani’.
Rama-vajzës së madhe: Sa larg e ke shkollën?
Vajza: Gjysmë ore.
Babai: Jo gjysmë ore moj babi, 10 minuta.
Rama: I duket gjysmë ore se shkon me përtesë. Në çfarë klase je ti?
Vajza: Në klasë të gjashtë.
Rama-djalit: Qenkeni në një klasë, po ti qenke si Erjon Braçe, i vogël fare. Apo kështu jeni ju të Kombinatit.
/a.m.










