• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Qëndroni në shtëpi me dritare të mbyllura” Alarm maksimal 4 në qytete

by A R
20/09/2020 00:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjendje maksimale alarmi në Aviano të Italisë për shkak të një zjarri të madh që shpërtheu në një kompani mbeturinash mbrëmjen e së shtunës, 19 shtator.

Nga impianti i kompanisë, ‘Snua S.r.l.’ e cila merret me trajtimin e mbetje, ka dalë një re e madhe tymi e zezë dhe e dendu, e cila është ngritur në mënyrë të tillë, sa që shkaktoi alarmin e administratorit lokal i cili këshilloi të gjithë banorët e komunës së Friuli-Venezia Giulia që të qëndrojnë në shtëpi me dritaret mbyllur.

“Rrini në shtëpi me dritare të mbyllura dhe mos shkoni pranë fabrikës” është apeli i kryetarit të bashkisë së qytetit për banorët e Aviano, i ndjekur nga kolegët e tij në komunat e Roveredo, San Quirino dhe Porcia.

“Si pasojë e zjarrit, këshillojmë që të qëndroni në shtëpi me dritare të mbyllura dhe të mos përdorni ambientet e jashtme derisa të kemi informacion më të saktë nga organet kompetente”, shkroi kryetari i komunës së Roveredo. Në kapanon, ka materiale plastike dhe të ricikluara që mund të jenë prekur nga zjarri.

Alarmi për zjarrin, u dha rreth orës 20.00 të mbrëmjes, ku ekipe të shumta të zjarrfikësve nga Pordenone, Maniago, Spilimbergo dhe San Vito shkuan në vendin e ngjarjes për të vënë situatën nën kontroll, por zjarri në Aviano është aq i madh sa reja e tymit duket edhe  Pordenone, më shumë se dhjetë kilometra larg.

Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe shërbimet e urgjencës mjekësore pasi flitet për persona në gjendje të rëndë shëndetësore, si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Shkaqet që nxitën zjarrin. aktualisht janë të panjohura. Tashmë priten rezultatet e matjeve të cilësisë së ajrit të kryera nga zjarrfikësit dhe teknikët e mjedisit, për të përcaktuar rrezikun që ju kanoset banorëve.

/a.r

Next Post
RENEA aksion ‘blic’ në Elbasan/ Kontrolle ndaj bizneseve dhe personave të dyshimtë

Kërcënoi se do vriste veten me automatik/ Dorëzohet pas 5 orë negociatash me RENEA, 31-vjeçari në Fier

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

Zbardhet lista e 56 deputetëve të LVV-së pas numërimit të mbi 97% të votave

January 2, 2026
Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

Labubu, Ozempic dhe mania e “perfektes”, çfarë po lëmë pas në vitin 2026

January 2, 2026
“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

“Sulmi i Vitit të Ri 2026”/ FBI ndalon sulmin terrorist natën e ndërrimit të viteve në SHBA, arrestohet 18-vjeçari i lidhur me ISIS

January 2, 2026
Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

Bora dhe akulli bllokojnë 200 mjete dhe dhjetëra familje në malësinë e Koplikut, mes tyre dhe fëmijë

January 2, 2026
Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

Vetëm pak shqiptarë arrijnë të kursejnë, Shqipëria në nivelin më të ulët në kontinent

January 2, 2026
Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

January 2, 2026
Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

Rreth 100 mijë pacientë në Emergjencë, Kosova rrezikon mungesë specialistësh

January 2, 2026
Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

Tragjedi në Alpet italiane, orteqet vrasin 2 persona dhe plagosin disa të tjerë!

January 2, 2026
Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

Thirja e Von der Leyen, për të riarmatosur Evropën të kujton fushatat e bunkerizimit në Shqipëri

January 2, 2026
Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

Paga minimale, nga 1 janari s’ka më rrogë poshtë 50 mijë lekëve, 308 mijë përfitues

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com