Kryeministri Rama, pak minuta më parë, ka reaguar ndaj qëndrimit të fortë të delegacionit të PE-së kundër PD- LSI. Rama komenton se nuk ka asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve, kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike.
“Asnjë gëzim për qëndrimin e ashpër në bllok të europarlamentarëve, kundër arratisë së opozitës parlamentare nga detyra dhe fusha e logjikës demokratike! Çfarë sikleti kur mendon se sa më keq se sa thonë u duket atyre, kjo shfaqje brutale dritëshkurtësie ndaj njerëzve e vendit” deklaron Rama.
/a.meta










