• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qëndrimi i Bashës për zhbërjen e ndryshimeve kushtetuese të 2008, përgjigje pozitive ndaj ftesës së Ramës për një tryezë pozitë-opozitë në shtator?

by Java News
30/08/2021 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar nuk ka artikuluar vetëm akuzat për zgjedhjet e 25 prillit, si të dhunuara nga ana e mazhorancës aktuale.

Kreu i PD ka dalë përtej kësaj frazelogjie që përdoret më shumë për demokratët, në këtë përfundim stine vere, duke hedhur piketat e ngjarjeve të mëdha që mund të realizohen në shtatorin e fillimit të sezonit të ri parlamentar .

Lulzim Basha në mënyrë të drejtëpërdrejtë është shprehur hapur për ndryshimet Kushtetuese, për të zhbërë të gjitha pikat e paktit të vitit 2008 mes Berishës dhe Ramës dhe që sollën një situatë aspak komode për zgjedhjet në Shqipëri dhe demokracinë shqiptare deri më sot.

Në mënyrë indirekte kreu i PD i ka kthyer një përgjigjie pozitive ftesave të përsëritura të kreut të mazhorancës Edi Rama për bashkëpunim me opozitën, kuptohet pa Sali Berishën, dhe arritjen e marrëveshjeve të mëdha në shërbim të sistemit politik në Shqipëri, qytetarëve dhe në funksion të integrimit të vendit

“Është tashmë e qartë që ndryshimet kushtetuese të 2008-ës nuk i përshtaten më nevojës ulëritëse të shoqërisë shqiptare për më shumë demokraci, për kontrollin dhe balancën e pushteteve, ndaj për t’i dhënë fund kapjes së shtetit, duhen ndryshime rrënjësore që duhet të vijnë si një reflektim dhe veprim i përbashkët i PD e intelektualëve, studentëve, pedagogëve, sipërmarrësve, artistëve, gazetarëve, të rinjve e të rejave që kërkojnë një demokraci funksionale” deklaroi Basha.

Me sa duket kjo është një nga pikat për të cilat kreu i PD dhe i opozitës shqiptare mund të ulet në një të ardhme shumë të afërt me kreun e mazhorancës, për të zgjeruar më pas “gamën” e diskutimeve dhe marrëveshjeve mes politikës shqiptare, duke plotësuar në këtë mënyrë dhe një nga kushtet më të forta të vëna nga partnerët tanë, SHBA dhe BE.

Edi Rama i ka paraprirë çdo hapi pozitiv të Lulzim Bashës në funksion të dialogut, që nga ndryshimi i sistemit zgjedhor, Kushtetutës dhe elementëve të tjerë jetikë për funksionimin e demokracisë dhe shtetit në Shqipëri, teksa ka premtuar “letrën e bardhë” për kreun e PD që të propozojë çfarë të dojë, mazhoranca do të jetë e gatshme ta miratojë.

Njëherësh kreu demokrat, nuk është mjaftuar vetëm me deklarimin pozitiv të zhbërjes së ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008 të realizuara përmes paktit Berisha-Rama, por ka kërkuar dhe një pikë tjetër shumë të rëndësishme, që është ndarja e re territoriale.

“Reformën territoriale duhet ta bëjmë me dhe për shqiptarët që kërkojnë zgjedhje të lira, ndryshime kushtetuese dhe ligjore që garantojnë ndarjen dhe balancimin e pushteteve, që përmirësojnë përfaqësimin politik, që reformojnë ndarjen territoriale dhe demokratizojnë pushtetin vendor.

Që mundësojnë ushtrimin e demokracisë së drejtpërdrejtë nëpërmjet referendumeve lokale dhe kombëtare, propozime për çlirimin e ekonomisë nga oligarkët dhe modelit të dështuar ekonomik që po i marrin frymën sipërmarrjes së ndershme, për lirinë dhe pavarësinë e medias, për shkëputjen përfundimtare të politikës nga krimi, ndryshime që e bëjnë shoqërinë realisht demokratike”, deklaroi Basha.

Dhe të gjitha këto ndryshime kërkojnë një shumicë Kushtetuese prej 94 votash, të cilat PS dhe PD i mbledhin vetëm nëse arrijnë në një marrëveshje të madhe dhe bashkojnë votat në Parlament.

Ndaj deklaratën e sotme të Bashës për ndryshime kushtetuese që “revizionojnë” paktin e arritur në vitin 2008 mes Berishës dhe Ramës, ndryshime që krijuan që nga ajo kohë një kryetar partie dhe një kryeministër të fortë, si dhe reforma e re territoriale, është një përgjigjie pozitive ndaj ftesave të liderit të mazhorancës dhe një zhvillim i ri politik pozitiv që shkon në drejtim të dialogut mes mazhorancës dhe opozitës dhe arritjes së marrëveshjeve të mëdha në një tryezë të përbashkët.

Ndoshta pikërisht ky hap pozitiv i ndërmarrë nga Basha ka qënë shqetësues për ish kreun e PD Sali Berisha, i cili ka këmbëngulur për një takim kokë më kokë me Bashën pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD. Madje ka dashur ta bëjë sa më publik!

Njëherësh dhe shqetësimi i nënkryetarit të LSI Petrit Vasili, që përmend në qëndrimn e tij zyrtar në mediat sociale, duke e cilësuar Parlamentin e ri një fasadë pasi gjithçka ka mbetur tek 25 prilli.

Ndërkohë që në mënyrë indirekte shfaq frikën e marrëveshjeve mes mazhorancës dhe PD, duke i cilësuar ato si pazare parlamentare, teksa deklaron se “pa zgjidhur e përballur 25 prillin dhe masakrën zgjedhore çdo gjë tjetër në parlament do jetë vetëm farsë dhe riciklim i kompromiseve, që vijnë erë të qelbur dhe që komisionohen nga oligarkët”!

Shtatori është shumë afër, sinjali i Bashës është pozitiv dhe ka dhe “bekimin” e partnerëve tanë ndërkombëtarë. Të presim./JavaNews.al-J.Marena

Next Post
VIDEO: Si duken mushkëritë e personave të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar

VIDEO: Si duken mushkëritë e personave të vaksinuar dhe atyre të pavaksinuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hakerimi i SPAK-ut, paraqitet në GJKKO ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

Hakerimi i SPAK-ut, paraqitet në GJKKO ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili

February 5, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK për resortin: Nëse s’merren masa për 3 ditë, do të…

February 5, 2026
Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

Kërkoi kthimin e telefonëve dhe laptopëve, Apeli jep vendimin për zyrtaren e Policisë

February 5, 2026
“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

“Duhet të ndahen”/ Bashkëshortja e Mirit: Po të hyja në shtëpinë e “BBV”, ja çfarë do i thoja Selin

February 5, 2026
Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

Analiza e REL: Si u shndërrua Gaza në debat të brendshëm në Kosovë…

February 5, 2026
Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

Tragjedia në Itali / Kjo është familja shqiptare që u shua nga rrjedhja e gazit

February 5, 2026
“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

“Fokus mbi ekonominë dhe mjedisin e biznesit”, ambasadori slloven: Shqipëria ka përparuar drejt BE, por…

February 5, 2026
Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

Partizani feston 80-vjetorin, presidenti Demi apel politikës: Ndihmoni sportin…

February 5, 2026
Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

Aksident në Gjirokastër-Tepelenë, 3 të plagosur. Zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga mjeti i shkatërruar

February 5, 2026
Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

Shiteshin pa kupon tatimor, sekuestrohen 191 ora dore të kontrabanduara në Berat

February 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In