• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qendrat tregëtare dhe fuqia blerëse e shqiptarëve

by Aalison Pearse Stevens
27/08/2016 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çfarë “fshihet” pas taksimit të blerjeve online. Tirana, me një numër banorësh që në fillim të 2016­s arriti mbi 800 mijë sipas INSTAT, numëron 16 qendra tregtare. Në vjeshtën e këtij viti, pritet të vijë në treg një qendër e re, që do t’i shtojë stokut të përgjithshëm një sipërfaqe shtesë prej 60 mijë m² (mbi 240 mijë në total), por a ka vërtet blerës? Ngopet tregu me qendra, kryeqyteti njësoj si vendet perëndimore, me rreth 220m2 për 1000 blerës… Të gjithë sot po kërkojnë blerës. Qendrat tregtare tentojnë të joshin me oferta të kombinuara me argëtim. Dyqanet e rrugëve kryesore ofrojnë skonto deri në 80%, pikat e shitjes së lagjeve tentojnë të krijojnë klientë besnik.

Kjo në një mjedis ku konsumi është i dobët, ndonëse pozitiv, rritja ekonomike e ngadaltë dhe për më tepër klientët janë bërë më kërkues për raportin cilësi-­çmim. Që pas heqjes së vizave, një pjesë e konsumatorëve blinin direkt jashtë vendit, ndërsa dhe blerjet online po bëhen gjithnjë e më të preferuara. Këto të fundit gjithsesi priten të frenohen pasi limiti për blerjen pa taksa u ul së fundmi nga 145 euro në 22 euro, duke u shtuar produkteve që blihen në internet, përveç 22.4% TVSH dhe taksë doganore, edhe andrallat e zhdoganimit. Ulja e kufirit erdhi pikërisht si rrjedhojë e presionit të biznesit vendas, që duket se po ndien tkurrjen e konsumit dhe shtimin e konkurrencës nga të gjitha drejtimet. Shtohen qendrat tregtare dhe hapësirat Stoku i përgjithshëm sipërfaqes së shitjeve me pakicë në Tiranë në qendrat tregtare, në fund të vitit 2015 ishte 183,000 m², sipas të dhënave nga Colliers International. Stoku pritet që të arrijë në 243,000 m² me çeljen e Toptani Center në vjeshtë të këtij viti. Investimet në qendrat tregtare në Shqipëri janë zgjeruar me shpejtësi që pas vitit 2005, kur u hap Qendra Tregtare Univers (QTU), në periferi të kryeqytetit. Vetëm në kryeqytet, aktualisht ka 15 qendra tradicionale tregtare, 4 prej të cilave janë në periferi të tij dhe së bashku me qendren e re do bëhen 16.

Zonat periferike janë shndërruar prej vitesh preferenciale për zhvilluesit e tregut, pasi ato ofrojnë mundësi për zonat e mëdha tregtare dhe hapësirë parkimi. Megjithatë, hyrja në treg e dy qendrave të reja, fillimisht Tirana Ring Center, në maj 2015 dhe Toptani Plaza, që pritet në gjysmën e dytë të 2016­s të, dëshmon se edhe qendra e qytetit po shndërrohet në një atraksion të ri.

Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e Colliers International, tregon se me Tirana Ring Center në treg dhe me ardhjen e Toptani Plaza, pritet që të përmbushen kërkesat e konsumatorëve për blerje në qendër të Tiranës dhe të sjellë një shtim të vlerës së kryeqytetit nga ana komerciale, duke nënkuptuar një treg të mbingopur. Megjithatë, znj. Dhami tregon për ‘Monitor’ se, edhe qendrat tregtare vazhdojnë të shikohen nga qiramarrësit potencialë si vende ku mund të bëhet biznes më i sigurt, sipas fluksit të konsumatorëve që ato ofrojnë, pavarësisht se nëpërmjet një kostoje më të lartë. Qendrat kryesore tregtare në Tiranë janë të Tirana East Gate, City Park, Qendra Tregtare Univers, Casa Italia, , Kristal, Condor, Sheraton Shopping Plaza, Coin, Hekla Center, Concord Center, Metropol Center. Tre qendrat e tjera, Blue Star, Qendra Galaktik dhe Qendra Flagship janë vendosur në Durrës, 38 km larg nga kryeqyteti. Dy degë të tjera të qendrës tregtare QTU gjenden në Fier dhe në Vlorë. Një tjetër qendër tregtare ndodhet në Elbasan, Orti Center, rreth 500 metra në autostradë. Ka vend Tirana për qendra të reja? Tirana Ring Center hyri një vit më parë në tregun e qendrave tregtare të kryeqytetit, duke i shtuar stokut total të qendrave një hapësirë prej 55 mijë m², me ambiente argëtimi dhe dyqane.

Frenimi i shitjeve online, në favor të qendrave tregtare

Një vendim i fundit i qeverisë, tashmë i hyrë në fuqi, që blerjet online mbi 22 euro të paguajnë TVSH dhe taksë doganore, ndërsa për dhuratat apo dërgesat që qytetarët marrin nga jashtë, taksimi fillon nga kufiri 45 euro, ka shkaktuar zemërimin e konsumtorëve. Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore). Kjo nënkupton se për të gjitha blerjet mbi 22 euro dhe dhuratat e dërgesat nga jashtë mbi 45 euro, individët duhet të llogarisin që çmimet do të jenë 22.4% më të shtrenjta. Kufiri mbi të cilin paguhen taksa është ulur ndjeshëm.

Në mes të vitit 2014, qeveria vendosi që të gjithë ata që blinin online dhe iu vinte produkti me postë nga jashtë vendit, paguanin taksë në rast se vlera e mallit do të kalonte 20 mijë lekë, duke e rritur, nga 10 mijë lekë, që ishte më parë. Ky veprim, sipas Financave, bëhet për të shmangur konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import.

Ulja e kufirit për blerjet online ka shkaktuar pakënaqësi e reagime të shumta te konsumatorët, të cilët gjithnjë e më shumë i ishin drejtuar kësaj alternative, si një zgjidhje për të blerë mallra cilësorë me çmime të pranueshme.

 

Next Post
Vlerat ushqyese të lëngut të domates

Vlerat ushqyese të lëngut të domates

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

12 filmat më të mirë për t’u parë këtë janar

January 1, 2026
Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

Kur Rama e bëri ministër Drejtësie liroi kravatën/ Lamallari shpjegon reagimin

January 1, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Një kacafytje për karrige në kurriz të Kosovës

January 1, 2026
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: Do japim akses në kapitalin financiar, Shqipëria dhe Mali i Zi do bëhen pjesë

Tragjedia në Zvicër/ Von der Leyen: BE do të ofrojë ndihmë mjekësore

January 1, 2026
VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

VIDEO- Pukë, një banesë shkrumbohet nga zjarri, familja me 5 anëtarë mbetet e pastrehë! Shkak..

January 1, 2026
Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

Aksidenti tragjik që i mori jetën 3 të rinjve, reagon Bashkia Tepelenë: Ngushëllime familjarëve

January 1, 2026
Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

Holandë, dhunë ndaj policisë gjatë natës së Vitit të Ri/ Dy persona humbin jetën e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur

January 1, 2026
Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

Zjarri në Zvicër/ “Jemi në gjendje shoku!” Dy vajza të reja i shpëtuan tragjedisë, u larguan sapo panë flakët

January 1, 2026
Shtohen automjetet në qarkullim: Cili është qyteti shqiptar që ka më shumë makina

Nga sot fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme

January 1, 2026
Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

January 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com