Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga punimet në qendrën memoriale multifunksionale në Lezhë.
Ai thekson se do të jetë një godinë multifunksionale kulturore e rekreative në këtë vend që do të përfshijë hapësira të dedikuara për rezidenca artistike, për sesione krijimtarie e ekspozime, për të mikpritur artistët vendas e të huaj, e për të zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative.
“Vijojnë punimet për hapësirën memoriale multifunksionale në Lezhë, ku ka lindur At Gjergj Fishta. Një godinë multifunksionale kulturore e rekreative në këtë vend sa historik, aq dhe tërheqës për peizazhin e mrekullueshëm natyror, që do të përfshijë hapësira të dedikuara për rezidenca artistike, për sesione krijimtarie e ekspozime, për të mikpritur artistët vendas e të huaj, e për të zhvilluar aktivitete të ndryshme kulturore dhe edukative, e jo vetëm”, shkruan Rama.