• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendra e Gjakut me sistem të ri testimi​, Beqaj: Siguri më e lartë për analizat

by A R
14/06/2016 16:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

as gjashtë vjetësh kërkesë nga mjekët e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut (QKTGJ) bëhet më në fund realitet kryerja e analizave të gjakut sipas teknikës NAT (anglisht,Nucleic Acid Amplification Technology), pikërisht në Ditën Botërore të Dhurimit Vullnetar të Gjakut. Kjo teknikë e re ka për qëllim kontrollimin e gjakut nga infeksione, si ato të Hepatitit B, C dhe HIV.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndërsa ka dhuruar gjak u ka drejtuar të gjithë qytetarëve një apel, të kryejnë këtë akt human, të dhurojnë gjak në ndihmë të fëmijëve talasemikë, por edhe të çdo personi tjetër që ndodhet në kushte jo të shëndetshme. “14 Qershori është Dita Botërore e Dhurimit Vullnetar të Gjakut dhe unë do të shfrytëzoj këtë moment për të ribërë ftesën për të gjithë publikun që të dhurojnë gjak, duke u nisur nga ajo që çdo pikë gjaku që dhurojmë praktikisht vlen për të shpëtuar një jetë, dhe për të gjithë mund të vijë një moment që të kemi nevojë për gjak,” është shprehur Ministri Beqaj.

Nga ana tjetër, ai ka theksuar rëndësinë e kësaj metode të re të kryerjes së analizave të gjakut, e cila kishte vite që kërkohej nga mjekët e qendrës. “Unë kam gjetur në tavolinën e punës përpjekje të nisura edhe para se të bëhesha ministër, por më në fund jam i kënaqur që ne ia dolëm të kurorëzojmë sot fillimin e funksionimit të teknikës që duhet NAT për të zbuluar, siç e tha edhe doktoresha (Dr. Rinalda Skëndaj),  në një periudhë shumë të shkurtër mundësinë e një infeksioni i cili praktikisht rezultojnë se janë të pranishme në qytetarë të ndryshëm apo në pacientë të ndryshëm,” ka pohuar kreu i shëndetësisë.

Këtë vit do të shpenzohen rreth 70 milion lekë për vënien në funksionim të sistemit që mundëson kryerjen e kësaj metode moderne analizash, ndërkohë që në vitet në vijim ky buxhet do të vijë në rritje.

Mjekët e QKTGJ kanë shpjeguar përparësitë dhe përfitimet nga vënia në funksionim e kësaj metodeje moderne testimi, duke renditur sigurinë e lartë të gjakut, periudhë më të shkurtër për të pritur rezultatet e analizave, dhe ajo që është më kryesorja, uljen e mundësisë së infektimit të personave që marrin gjakun e dhuruar. “Kjo është një teknologji që mundëson testimin e gjakut për agjentë infektivë siç është Hepatiti B, C dhe HIV.

Teknologjia NAT është teknologjia e fundit dhe ne kemi fatin që e kemi më në fund në Shqipëri. Me këtë aparat ne shtojmë edhe një shkallë tjetër sigurie për gjakun duke eliminuar kështu mundësinë e infektimit jo të një personi, por të tre personave, sepse me një sasi gjaku të infektuar ne mund të infektojnë deri ën tre persona. Nga ana tjetër risia e kësaj metodë është edhe periudha e shkurtër e kohës që duhet të presim përgjigjet. Kështu për Hepatitin C periudha dritare shkurtohet në 2.2 ditë, Për HIV në 4.5 ditë dhe për Hepatitin B në 16 ditë. E mira e kësaj teknologjie është ulja e periudhës dritare sidomos për këto infeksione të cilat shkaktojnë kërcënime të jetës së njeriut,” ka pohuar mjekja Rinalda Skëndaj.

Fjala e plotë e Ministrit Beqaj në takim:

Simbolikisht 14 Qershori është Dita Botërore e Dhurimit Vullnetar të Gjakut dhe unë do të shfrytëzoj këtë moment për të ribërë ftesën për të gjithë publikun që të dhurojnë gjak, duke u nisur nga ajo që çdo pikë gjaku që dhurojmë praktikisht vlen për të shpëtuar një jetë, dhe për të gjithë mund të vijë një moment që të kemi nevojë për gjak.

Prej vitesh ka qenë një kërkesë e profesionistëve të kësaj qendre për të rritur cilësinë e analizave që bëhen këtu për sigurinë e gjakut.

Unë kam gjetur në tavolinën e punës përpjekje të nisura edhe para se të bëhesha ministër, por më në fund jam i kënaqur që ne ia dolëm të kurorëzojmë sot fillimin e funksionimit të teknikës që duhet NAT për të zbuluar, siç e tha edhe doktoresha,  në një periudhë shumë të shkurtër mundësinë e një infeksioni i cili praktikisht rezultojnë se janë të pranishme në qytetarë të ndryshëm apo në pacientë të ndryshëm.

Këtë vit do të shpenzojmë rreth 70 milion lekë, por për fat të mirë kjo teknologji na mundëson që tashmë të kemi vijimësi në ofrimin e kësaj lloj analize.

Sigurisht dua të falënderoj sot ata që punojnë në këtë qendër (Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut), këmbënguljen e tyre për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve shqiptarë, profesionalizimin e lartë. Të falënderoj edhe partnerët tanë të cilët bënë të mundur ofrimin e kësaj teknologjie, por sigurisht falënderimi kryesor shkon sot për të gjithë ata njerëz të cilët dhurojnë gjak dhe janë të gatshëm të vazhdojnë të dhurojnë. 

Mjekja Rinalda Skëndaj:

Kjo është një teknologji që mundëson testimin e gjakut për agjentë infektivë siç është Hepatiti B, C dhe HIV.

Teknologjia NAT është teknologjia e fundit dhe ne kemi fatin që e kemi më në fund në Shqipëri.

Me këtë aparat ne shtojmë edhe një shkallë tjetër sigurie për gjakun duke eliminuar kështu mundësinë e infektimit jo të një personi, por të tre personave, sepse me një sasi gjaku të infektuar ne mund të infektojnë deri ën tre persona.

Ky është një aparat që ka një sistem të integruar dhe automatik, pra ndërhyrja e njeriut është minimale, pra çdo proces kryhet automatikisht deri në fund të nxjerrjes së rezultatit.

Bashkë me teknologjinë tjetër paralele që kryejmë për testimin, themi që gjaku në Shqipëri tashmë është i sigurtë.

Nga ana tjetër risia e kësaj metodë është edhe periudha e shkurtër e kohës që duhet të presim përgjigjet. Kështu për Hepatitin C periudha dritare shkurtohet në 2.2 ditë, Për HIV në 4.5 ditë dhe për Hepatitin B në 16 ditë. E mira e kësaj teknologjie është ulja e periudhës dritare sidomos për këto infeksione të cilat shkaktojnë kërcënime të jetës së njeriut. Ajo çka dua të theksoj është se rezultati është i shpejtë dhe i saktë./a.m.

Next Post

KfW, grant 2 milionë euro për efiçencën e energjisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In