• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qendër Shëndetësore e re për banorët e “Unazës së Re”, Beqaj: Shërbim sa më pranë qytetarëve

by A R
24/12/2016 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e zonës së “Unazës së Re” në Tiranë tashmë mund të marrin shërbim të kujdesit shëndetësor Parësor pranë vendbanimit të tyre. Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë mundësoi hapjen e një Qendreje të re Shëndetësore në këtë zonë, e cila do t’ju shërbejë afro 25 mijë banorëve.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vizituar mjediset e Qendrës së re Shëndetësore, e cila ka nisur nga puna prej afro dy muajsh. 3 mjekë dhe 5 infermierë janë pjesë e kësaj Qendreje Shëndetësore, të cilët do t’ju shërbejnë në çdo moment rreth 25 mijë banorëve.

Zona e “Unazës së Re” është një territor i Tiranës i zhvilluar shumë 15 vitet e fundit, ku jetojnë e punojnë përditë 25-30 mijë banorë, të cilët, në mungesë të një Qendreje Shëndetësore, duhet të vazhdonin ta merrnin kujdesin shëndetësor ose në “Kombinat”, tek Lagja “21 Dhjetori” ose në “Laprakë”, u shpreh midis të tjerash Ministri i Shëndetësisë z. Beqaj. “Prej disa javësh, mbas një kërkese insistuese qoftë të banorëve, qoftë edhe të kolegut Tahiri, ne arritëm që të krijojmë këtë Qendër të re Shëndetësore, në mënyrë që këtu, mjekët dhe infermierët ti shërbejnë nevojave të përditshme që kanë për kujdes shëndetësor banorët e këtij territori,” – tha më tej ai.

Kreu i Shëndetësisë falënderoi mjekët dhe infermierët, të cilët janë ata që u shërbejnë në çdo moment qytetarëve, teksa solli edhe një herë në vëmendje Vendimin e fundit të Qeverisë për rritjen e shpërblimit për bluzat e bradha. “Përgëzimet duhet të shkojnë në radhë të parë, për mjekët dhe infermierët, të cilët janë ata që përballen çdo ditë me qytetarët, i shërbejnë atyre me përkushtim, dhe kjo ka qenë dhe një nga arsyet që Qeveria ka vendosur që vitin e ardhshëm, edhe për punën e tyre, të bëjë një rritje të shpërblimit, ndoshta jo ende atë që ata meritojnë, po për situatën që ka vendi, jo e vogël”, theksoi Ministri Beqaj.

Nga ana e tij, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri falënderoi ministrin Beqaj që bëri të mundur hapjen e kësaj Qendreje Shëndetësore duke ju përgjigjur në kohë kërkesës së banorëve të kësaj zone. “Unë dua të falënderoj ministrin Beqaj për përgjigjen në kohë ndaj një kërkese të vazhdueshme të banorëve të “Unazës së Re” për të patur një Qendër Shëndetësore këtu. Pra, bëhet fjalë për ti dhënë në mënyrë definitive shërbim shëndetësor mbi 25 mijë banorëve”, u shpreh Tahiri.

Ndërsa, Drejtori i Qendrës Shëndetësore të “Unazës së Re”, Romeo Bani, nënvzoi se “kjo Qendër e re shëndetësore është një simbolikë e jetësimit të prioritetit madhor të Ministrisë së Shëndetësisë për mbulim universal, që do të thotë, shërbimi vjen pranë komunitetit dhe jo komuniteti shkon tek shërbimi”.

—###—

Fjala e plotë e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj:

Sigurisht, që përmirësimi i kujdesit shëndetësor përtej zgjerimit të mbulimit për kujdes shëndetësor, mjeku i familjes falas, vizitat falas, do të fillojmë në shkurt me rimbursimin falas për të gjithë, që të bëhen realitet duhet që kujdesi shëndetësor të jetë sa më pranë vendbanimit të qytetarëve. Ky është një territor i Tiranës i zhvilluar shumë 15 vitet e fundit dhe këtu janë 25-30 mijë banorë që jetojnë përditë këtu, dhe ndërkohë, duhet të vazhdonin ta merrnin kujdesin shëndetësor, o në “Kombinat”, o tek “21 Dhjetori” ose në “Laprakë”. Prej disa javësh, mbas një kërkese insistuese, qoftë të banorëve, qoftë edhe të kolegut Tahiri, ne arritëm që të krijojmë këtë Qendër të re Shëndetësore, në mënyrë që këtu mjekët dhe infermierët ti shërbejnë nevojave të përditshme që kanë për kujdes shëndetësor banorët e këtij territori. Pra, janë rreth 24-25 mijë banorë që duhet të fillojnë të marrin kujdes shëndetësor prej këtu.

Ka filluar prej 5-6 javësh, ka prezencë, por besojmë se do të duhet edhe më shumë informim i qytetarëve, që tashmë, nuk kanë nevojë të bëjnë distanca më të largëta për të marrë kujdes shëndetësor për qoftë edhe një shqetësim të thjeshtë; Do të kemi këtu dhe një kabinet “Check-Up”-i, marrja e një recete me rimbursim, bërja e një injeksoni, të mund të bëhen në këtë Qendër Shëndetësore. Sigurisht, që ka dhe zona të tjera të Tiranës që duan të kenë prezencë më të afërt me kujdes shëndetësor, me qendra Shëndetësore, mjekë dhe infermierë, dhe në planin tonë, edhe vitin e ardhshëm, do të vazhdojmë të zgjerohemi. Sigurisht, përgëzimet duhet të shkojnë, në radhë të parë, për mjekët dhe infermierët, të cilët janë ata që përballen çdo ditë me qytetarët, i shërbejnë atyre me përkushtim. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet që Qeveria ka vendosur që vitin e ardhshëm, edhe për punën e tyre, të bëjë një rritje të shpërblimit, ndoshta jo ende atë që ata meritojnë, po për situatën që ka vendi, jo e vogël.

Fjala e plotë e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri:

Unë dua të falënderoj Ministrin Beqaj për përgjigjen në kohë ndaj një kërkese të vazhdueshme të banorëve të “Unazës së Re” për të patur një Qendër Shëndetësore këtu. Pra, bëhet fjalë për ti dhënë në mënyrë definitive shërbim shëndetësor mbi 25 mijë banorëve. Këtu, në dekadat e fundit është ndërtuar një qytet i ri, i cili nuk merrte shërbim shëndetësor në qoftë se nuk i duhej të shkonte deri tek “21-shi” apo deri në “Kombinat”, gjë që vështirësonte mundësinë për ti shërbyer njerëzve, gjë që vështirësonte aksesin e publikut tek e gjithë struktura që garanton kontrollet shëndetësore dhe mjekimin për qytetarët.

Sot, ne shlyejmë një borxh ndaj të gjithë komunitetit të “Unazës së Re”! Janë njerëz që kanë ardhur nga qytetet e tjera të Shqipërisë, apo nga vende të tjera të Tiranës, për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu. Kanë sakrifikuar kursimet e tyre familjare për të ndërtuar të ardhmen e tyre në këtë zonë të Tiranës. Sot, më së fundi kanë një pjesë të kësaj infrastrukture strategjike, siç është pasja e një Qendreje Shëndetësore këtu në “Unazën e Re”. Është një detyrim që ne e trashëguam prej 20 viteve të kaluara, nga çdo qeveri, që këta banorë i shihte të vendoseshin këtu dhe nuk i garantonte asnjë lloj shërbimi. Ne e shlyen këtë detyrim ndaj qytetarëve duke hapur për herë të parë një Qendër Shëndetësore në “Unazën e Re”! Kjo Qendër Shëndetoësore do i shërbejë më së miri, me të gjitha shërbimet të 25 mijë banorëve të këtij komuniteti! Vëmendja e qeverisë është e gjitha e fokusuar këtu, vëmendja e Bashkisë së Tiranës është patjetër e fokusuar këtu, dhe me buxhetin do bëjmë gjithçka është e mundur për të përmirësuar infrestrukturën rrugore, për të ndërtuar një shkollë të re dhe për të ndërtuar mjedise ku fëmijët e kësaj zone mund të luajnë të qetë!

E kemi nisur me këtë Qendër Shëndetësore, e cila krijon mundësinë që banorët të kenë akses në shërbimin shëndetësor sa më shpejtë dhe do vazhdojmë me të gjithë infrastrukturën sociale dhe kulturore që të ndihmojë këtë komunitet të zhvillohet pa stresin e harresës që ka pasur deri dje nga qeveritë e kaluara dhe me mundësinë për tu bërë bashkë për të ndërtuar një jetë më të mirë, me të gjithë qytetarët që banojnë këtu në “Unazën e Re”.

Unë dua të falënderoj edhe një herë Ministrin Beqaj! Dua të falënderoj mjekët dhe infermierët që shërbejnë këtu! Dua t’iu bëj me dije qytetarëve të “Unazës së Re”, që tashmë kjo Qendër Shëndetësore është në shërbim të tyre 24 orë në 24, është këtu, do të jetë e hapur për ti shërbyer qytetarëve dhe për ti dhënë atyre ndihmën e parë aq shumë të nevojshme dhe aq shumë të munguar deri dje! Faleminderit!

/a.m.

Next Post
Sa marrin këngëtarët natën e ndërrimit të viteve, Noizy mbetet “mbreti” me 20 mijë euro…

Sa marrin këngëtarët natën e ndërrimit të viteve, Noizy mbetet "mbreti" me 20 mijë euro...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

MIRËSEVJEN VITI 2026! Shqiptarët trokasin gotat dhe zbardhin qiellin me fishekzjarre

January 1, 2026
Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

Zelensky: Shpresë dhe besim në fitore për Vitin e Ri

December 31, 2025
Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

Flet Roberto Carlos pas 3 orësh operacion në zemër: Jam mirë dhe nën monitorim të vazhdueshëm

December 31, 2025
441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

441 mijë thirrje në QKUM gjatë 2025, Brataj: Festoni me përgjegjësi

December 31, 2025
Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

Singapori, Pekini, Tokio dhe Seuli presin 2026-n me kambana, fishekzjarrë dhe ceremoni tradicionale

December 31, 2025
Ilir Meta do ta presë që të mbarojnë pushimet, kush është gjyqtari që ka në dorë “lirinë” e ish-presidentit

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

December 31, 2025
Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com