• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Qëlloni vetëm në mish njeriu, vetëm njerëzit”/ Kështu i urdhëroi ushtarët e tij Ratko Mladic. ‘Kasapi i Bosnjës’ përballet me verdiktin përfundimtar

by Java News
08/06/2021 08:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në shkallën e parë, ish-shefi i forcave serbe në Bosnjë-Hercegovinë Ratko Mladic është dënuar me burgim të përjetshëm. Tani gjykata e apelit duhet të vendosë për ankesat e tij.

Në nëntor të vitit 2017, Tribunali i Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi (ICTY), dënoi gjeneralin serb Ratko Mladic me burgim të përjetshëm për gjenocid në Srebrenicë në verën e vitit 1995, për persekutimin e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë Bosnjë-Hercegovinën dhe terrorizimin e popullatës civile në Sarajevën e rrethuar nga forcat serbe.

Midis prillit të vitit 1992 dhe korrikut të vitit 1995, Mladici dhe ushtria e tij e serbëve të Bosnjës sulmuan, plaçkitën dhe shkatërruan qytete dhe fshatra në Bosnjë-Hercegovinë. Ai u dënua për mijëra vrasje, zhvendosje sistematike dhe përdhunim i popullatës joserbe. Mladiq ishte gjithashtu përgjegjës për pengmarrjen e anëtarëve të misionit paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara në luftën 1992-1995.

Gjykata e gjeti atë fajtor për dhjetë nga njëmbëdhjetë pikat e aktakuzës. Ai është liruar vetëm në pikën për gjenocid në gjashtë komuna boshnjake më 1992.
Ishte ky gjykimi i fundit i Tribunalit të Hagës në shkallën e parë, e gjykimi i ardhshëm i apelit (më 8 qershor) do të jetë gjykimi i parë i pasardhësit të Tribunalit – Mekanizmit Ndërkombëtar të Tribunalit Penal Ad Hoc (IRMTC).

Për shkak se mbrojtja dhe prokurori publik janë ankuar ndaj aktgjykimit, tani do të ketë një vendim në apel. Mbrojtja kërkon pafajësinë e Mladiqit, sepse mendon se nuk ka pasur prova të mjaftueshme për dënim. Ndërsa prokurorët besojnë se paneli i shkallës së parë gaboi kur e shpalli të pafajshëm Mladiqin, për akuzat për gjenocid në gjashtë komuna të Bosnjë-Hercegovinës.

 

 

19132309 401

Gjenocidi

“Qëlloni vetëm në mish njeriu! Vetëm njerëzit duhet të qëlloni! Ata nuk kanë asgjë, kanë vetëm disa armë të thjeshta, asgjë tjetër!” Kështu Ratko Mladic urdhëroi ushtarët e tij përmes radio-lidhjeve kur ata sulmuan zonën e atëhershme të mbrojtur nga forcat e OKB-së në Srebrenicë, në korrik 1995. E ata e zbatuan urdhrin e tij: 30.000 boshnjakë u dëbuan nga shtëpitë e tyre brenda pak ditësh, përpara syve të ushtarëve holandezë. Rreth 8.000 vetë, kryesisht djem dhe burra, u ekzekutuan dhe u varrosën në varre masive. Ishte masakra më e madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Në kulmin e karrierës së tij, gjeneral-koloneli Ratko Mladiq ishte një nacionalist i flaktë. Ai e shihte veten si hakmarrës të serbëve për sundimin shekullor të turqve në Ballkan. Në mediat ndërkombëtare ai u quajt “Kasapi i Ballkanit”.

Luftimi në Kroaci…

Karrierën e tij ai e nisi si një komunist i vendosur. I lindur në Bosnjën Lindore në 1943, Mladiqi ishte vetëm dy vjeç kur babai i tij, një nga partizanët e Titos, u vra nga milicët fashistë kroatë – të njohur si ustashët. Ai më vonë ndoqi Akademinë Ushtarake Jugosllave në Beograd dhe u diplomua si më i miri në vitin e tij. Si një dhuratë ai mori një pistoletë të markës jugosllave “Zastava”. Në atë kohë ai tha se nga kjo pistoletë do të qëllonte vetëm në ajër, për të festuar lindjen e nipërve të tij.

54688979 401

Në fillim të kuftës në Kroaci, në qershor 1991, kur serbët që jetonin në Kroaci u rebeluan kundër pavarësisë së Kroacisë, Mladiq, si kolonel në Armatën Jugosllave, ishte komandant i Korpusit të 9-të në Knin. Detyra e tij isthe të organizojë milicinë serbe dhe t’i mbështesë ata në luftën kundër pavarësisë së Kroacisë. Nën komandën e tij, qytetet Shibenik dhe Zadar u bombarduan dhe popullata kroate u dëbua nga zonat përreth.

…dhe në Bosnjë-Hercegovinë

Në maj të vitit 1992, Mladiqi nisi të njëjtën punë në Bosnjë-Hercegovinë. Ndërkohë i graduar në gjeneral, Mladiqi u bë komandant i trupave xserbo-boshnjake dhe luftonte për të krijuar një lidhje midis zonave të mbajtura nga serbët në Bosnjën lindore dhe perëndimore. Ai personalisht urdhëroi rrethimin dhe bombardimin e kryeqytetit Sarajevë.

Ai publikisht thoshte se duhet të sulmohen gjithmonë vetëm objektivat ushtarakë. Por një mesazh i kapur asokohe në radio-lidhje tregon të kundërtën: “Ju duhet të mbani nën zjarr ndërtesat e Presidencës dhe Parlamentit”. Goditni, atje nuk ka shumë serbë. Ne do t’i shkatërrojmë ata (boshnjakët)”.

Kundërshtimi i forcave ndërkombëtare

Për shumë vëzhgues ndërkombëtarë, Mladiqi mishëronte mospërfilljen e Perëndimit nga ana e serbëve. “Kufijtë janë vendosur gjithmonë me gjak, ndërsa shtetet janë krijuar me varreza”, ishte një nga deklaratat e tij.

Megjithëse ai ishte zyrtarisht i varur nga udhëheqësi politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, Ratko Mladiqi kishte një ndikim të konsiderueshëm brenda udhëheqjes serbe të Bosnjës. Ai kurrë nuk ishte vetëm një ushtar. Për shembull, thuhet se ai ka bindur parlamentin serbo-boshnjak të refuzojë planin e paqes të ndërmjetësuesve ndërkombëtarë David Owen dhe Cyrus Vance në vitin 1993.

41450554 401

Më 25 korrik 1995, para nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit, Mladiqi dhe Karaxhiqi u akuzuan për krime në Bosnjë-Hercegovinë para Tribunalit për krime lufte në ish-Jugosllavi. Një vit më vonë, presidentja e re e Republikës Srpska, Biljana Plavshiq, e shkarkoi Mladiqin nga posti i shefit të shtabit të ushtrisë serbe në Bosnje. Ai u zhduk nga opinioni, me sa duket me mbështetjen e politikanëve dhe ushtrisë në Serbi. Por ai nuk kishte nevojë të fshihej shumë, sepse ishte i sigurt në mbrojtjen e tij në Serbi. Disa herë është parë edhe në restorante apo dhe stadiume futbolli.

I papërmirësueshmi

Në maj të vitit 2011, Mladici u arrestua në Serbi- pas presioneve të mëdha ndërkombëtare ndaj qeverisë serbe. Gati 600 dëshmitarë u dëgjuan në procesin e tij që zgjati 523 ditë.

Mladici gjithmonë ka deklaruar se është i pafajshëm, duke i quajtur akuzat “të neveritshme”, ndërsa Gjykatën e Hagës e quante “satanike”. Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm, mbrojtja shpalljen e tij të pafajshëm.

Në kohën kur ai ishte ende në arrati, Mladiqi kërcënonte se do të bëjë vetëvrasje, pasi thoshte se tërë kohën e ka me vete një pilulë helmuese. Thoshte se nuk do të dorëzohet i gjallë. Por Mladiqi nuk e gëlltiti këtë pilulë dhe që atëherë i ka mbijetuar tri atakeve cerebrale në burg.

Nga ana tjetër, e bija e tij ka vrarë veten para mbarimit të luftës, në vitin 1994. Thuhet se ajo nuk mund të duronte më akuzat për krime ndaj babait të saj. Ajo e ka qëlluar veten në kokë me një plumb nga pistoleta “Zastava”, të cilën babai i saj e kishte marrë dikur si shpërblim./DW/

g.kosovari

Next Post
“Kujdes nga grindjet në familje” parashikimi ditor i Horoskopit, ja cila shenjë s’do i ketë punët mirë

Horoskopi 8 Qershor, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In