Një 45-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër pas një konflikti familjar në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 maji”, ku policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili është Arjan Ruvina, 45 vjeç, banues në Elbasan.
Sipas policisë, 45-vjeçari është konfliktuar me një të afërm të tij dhe më pas ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në ajër.
Në momentin e konfliktit, të dy personat kanë qenë duke konsumuar alkool. Fillimisht, policia dyshoi për një telefonatë të rreme, por pas verifikimeve ngjarja u konfirmua.
g.kosovari