Policia e Tiranës ka vënë nën hetim një 31-vjeçar, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, te ish restorant “Durrësi”, dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Fatjoni M, rreth orës 15:00 ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër, duke përhapur panik tek njerëzit, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.
Blutë e Tiranës ka shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur që të arrestojnë 31-vjeçarin. Ndërsa, në cilësinë e provës material, janë sekuestruar 1 gëzhojë model 56, kalibër 7.62 mm./b.d











