Një konflikt i momentit ka degraduar me të shtëna me armë zjarri mes dy miqve në Vaun e Dejës.
Efektivët e policisë së Vaut të Dejës në bashkëpunim me ata të Shkodrës, pasditen e së hënës së 6 janarit, kanë reaguar në kohë dhe kamë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e Gjelosh Voca, 47 vjeç, lindur dhe banues në Toplanë, të Njësisë Administrative Temal, të Bashkisë Vau i Dejës, i cili kur ka parë forcat e policisë ka mundur të largohet.
Ai akuzohet se në banesën e tij, pas një konflikti të çastit ka qëlluar me armë zjarri kundrejt mikut të tij P. L., i cili ndodhej për vizitë tek banesa e shtetasit Gj. V.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjeten dy armë zjarri pushkë pa leje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndaj të dyshuarit materialet iu referua Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
/a.r