Ky është momenti kur policia e Tiranës arreston në flagrancë 58-vjeçarin Bardhyl Fusha, i cili sapo kishte dalë nga banka me paratë që kishte arritur të merrte.
Ai është dorëzuar sapo policia i ka bërë thirrje, duke hedhur armën e zjarrit dhe çantën me para, shkruan TCH.
Bardhyl Fusha ka qëlluar një herë me armë, pasi në vendngjarje është gjetur një gëzhojë.
Ai është neutralizuar menjëherë nga efektivët e komisariatit numër 2.











