Pas akuzave, dëshmive dhe seancave gjyqësore që kanë zgjatur gati 3 vite, është marrë një vendim për reperin e njohur Tory Lanez, i cili është dënuar me plot 10 vite burg për incidentin ku u përfshi edhe Megan Thee Stallion. Në vitin 2020, teksa ktheheshin nga një festë në rezidencën e Kylie Jenner, Lanez dhe reperja, të cilët ishin edhe në shoqërinë e mikeshës së ngushtë të Megan në atë kohë dhe rojen e sigurisë së artistit, u përfshinë në një konflikt.
Gjatë zënkës Tory qëlloi me armë zjarri drejt Megan, duke e plagosur në këmbë, ndërsa më pas i hapi derën e makinës dhe e la jashtë, ndërkohë që historia e tyre mori mjaft vëmendjen në mediat rozë dhe përfundoi më pas në prokurori, ku rënduan disa akuza ndaj reperit. Së fundmi, është mbajtur edhe seanca e fundit gjyësore ndaj tij, ku u vendos që të dënohej me 10 vite pas hekurave, ndërsa gazetarja ligjore Meghann Cuniff, e cila ishte e pranishme gjatë dëgjimit tregoi:
“Tory foli për disa minuta. Ai tha se është penduar dhe vazhdon mendon për Megan. Ai e quajti atë ‘dikush për të cilin ende kujdesem shumë edhe sot e kësaj dite’, pavarësisht se çfarë mund të mendojë ajo për të. Ai u shpreh ‘viktima është mikesha ime”
Pavarësisht dëshmisë së tij reperi u dënua me burg, ndërsa Megan nuk ishte në gjykatë për të dëshmuar.