Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka qëlluar me armë gjahu në drejtim të automjetit të një 26-vjeçari.
Ai ka qëlluar pasi është konfliktuar me 26-vjeçarin për një manovër të gabuar në qarkullim.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Manzë-Maminas, ku policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka vënë në pranga 46-vjeçarin, Ardian Hoxha. Nga të shtënat pati vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.