Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gramsh, ku një 37-vjeçar është plagosur me thikë nga një 28-vjeçar dhe si pasojë e plagëve të marra është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
I plagosur është shtetasi Andi Dragoti, banues në fshatin Nartë, ndërsa sipas uniformave blu, autori është identifikuar si Feta Bezati, banues në qytetin e Gramshit, i cili është arrestuar nga policia.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e shkaqeve të kësaj plagosjeje.
/a.r