Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri gjatë natës në autostradën Tiranë-Durrës. Policia e qytetit bregdetar njofton sengjarja ka ndodhur rreth orën 01:45.
Sipas autoriteteve, një person ende i paidentifikuar i cili ishte duke qarkulluar me një mjet dyshohet se ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor që po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
/a.r