• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qëllimi i opozitës justifikon edhe mjetin e sulmuar prej saj, përndryshe…

by Altin Ketro
22/07/2020 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Altin Ketro

Partia Demokratike reagoi ashpër për marrëveshjen që mazhoranca socialiste nënshkroi me opozitën parlamentare. Ajo nuk i pranon ndryshimet kushtetuese që lidhen me hapjen e listave. Në fakt, PD dhe LSI janë duke rënë në kontradiktë me vetveten sepse në vitin 2016 LSI ishte shprehur pro hapjes së listave, ashtu sikundër PD ishte shprehur pro këtyre listave në prag të zgjedhjeve të vitit 2017.

Parë nga ky këndvështrim, rezulton që PD e LSI kanë bërë hapa prapa, ndërkohë që PS ka ndryshuar qasje dhe është ajo që po i mbështet listat e hapura, duke hedhur një hap para.

Natyrisht që opozita jashtëparlamentare sot po vuan kusuret e veta që i bëri më vullnet të lirë kur hoqi dorë nga përfaqësimi parlamentar. Lënia e stafetës të tjerëve, praktikisht i nxorri ata nga e drejta për të kushtëzuar mos ndryshimet ligjore që sipas saj i favorizojnë.

Është e dukshme që kjo opozitë u tregua naive kur dorëzoi mandatet. Ndonëse iu vu në dukje se çfarë pasojash do t’i sillte djegia e mandateve, ajo i shkoi deri në fund budallallëkut të vetë dhe sot e meriton plotësisht të vuajë pasojat.

Po përse opozita jashtëparlamentare i trembet tashmë listave të hapura dhe i mëshon idesë që të vijohet me listat e mbyllura? Sepse PD-ja, si partia kryesore dhe më e madhe e koalicionit opozitar, tashmë ndjehet më e sigurt që me modelin aktual koalicioni i saj merr më shumë mandate se sa Partia Socialiste. Në kushtet kur Kushtetuta favorizon jo partinë me më shumë mandate, por koalicionin me më shumë mandate, për të marrë e para të drejtën që të krijojë qeveri, bën që PD-ja ta ketë të vetmen shpresë që vjen në pushtet formatin aktual zgjedhor.

Opozita jashtëparlamentare, përveç djegies së mandateve, bojkotoi edhe zgjedhjet vendore të vitit 2019. Një tjetër budallallëk politik i kësaj opozite. Pjesëmarrja në ato zgjedhje do të ishte një indikator i shkëlqyer për këtë opozitë që të dinte se sa vota ka ajo në terren. 

Siç dihet, në zgjedhjet vendore partitë votohen jo në bazë koalicionesh, por individualisht. Në këto kushte, secila parti e di sa vota marr në rang bashkie, qarku dhe në atë kombëtar.

Duke mos i pasur të dhënat se si do të dilte opozita jashtëparlamentare nga pjesëmarrja në zgjedhjet vendore, atëherë të vetmet të dhëna për atë mbeten zgjedhjet e vitit 2017. Nga një vështrim i tabelave përmbledhëse të atyre zgjedhjeve rezulton se:

PS – 764 750 vota me 74 mandate

PSD – 14 993 vota me 1 mandat

PD – 456 413 vota me 43 mandate

LSI – 225 901 vota me 19 mandate

PDIU – 76 069 vota me 3 mandate

PR – 3 225 vota me 0 mandate

12 partitë e tjera – 40 799 vota me 0 mandate

Nisur nga këto rezultate, Partia Socialiste, e vetme, ka më shumë vota se sa partitë jashtëparlamentare. Por Partia Demokratike llogaritë i bën duke besuar se 8 vite qeverisje, shoqëruar këto edhe me problematikat që solli pandemia Covid-19, ia ka ulur mbështetjen Partisë Socialiste, poshtë koalicioni që ajo përfaqëson.

Është e drejta e opozitës jashtëparlamentare që të besojë çfarë të dojë, qoftë prej dëshirës së paepur për të ardhur në pushtet, qoftë prej sondazheve online. Fakt është që në zgjedhjet e vitit 2021 ajo nuk do të shkojë sipas modelit që u aplikua në vitin 2009 dhe 2013.

Është e pakuptimtë që pozita jashtëparlamentare, duke pasur vetëbesim që sot është mazhorancë në popull, që kundërshtari PS përfaqëson vetëm 15 për qind elektorat prej zgjedhjeve vendore 2019, i anatemon listat e hapura duke u fshehur pas hallit të koalicioneve.

Dihet që me lista të hapura nuk mund të ekzistojnë formatet e koalicioneve që njohim sot. Me lista të hapura, partitë ose duhet që të paraqiten bashkë si koalicion me një listë të vetme (siç veproi PD në vitin 2017), ose do u duhet të futen në zgjedhje të pavarura nga njëra tjetra (siç veproi PS, LSI, PDIU në vitin 2017).

Problemi që lind tek opozita prej listave të hapura është e vështirësia për të krijuar një listë të përbashkët ku të ketë brenda saj emra kandidatësh nga PD, LSI, PDIU, PR, PBDNJ, PDK, PAA, etj. Sepse, duke marë për bazë rezultatet e vitit 2017 (meqë opozita nuk ka të dhëna nga viti 2019), lista e opozitës me 140 kandidatë duhet të ketë këtë ndarje:

PD – me 60 për qind të elektoratit opozitar, duhet të ketë 84 emra në listë.

LSI – me 30 për qind të elektoratit opozitar, duhet të ketë 42 emra në listë.

PDIU – me 10 për qind elektorat opozitar, duhet të ketë 14 emra në listë.

Nga 84 emra në listë, për të kënaqur edhe disa parti të tjera, PD-së i duhet të heqë dorë nga 4 emra, duke ia ofruar ato përkatësisht PR, PBDNJ, PDK dhe PAA. Si përfundim PD-ja do të ketë vetëm 80 emra në listën me 140 kandidatë.

Ekziston frika e arsyeshme që elektorati demokrat nuk do e miratojë këtë tkurrje në emra prej PD-së, gjë që mund të sjellë, ose bojkot prej tyre, ose adresim të votës në faktorë të tjerë politikë, jashtë kësaj opozite.

Në fakt, Partia Demokratike është e detyruar dhe e “dënuar” njëkohësisht, që të futet në zgjedhje me këtë formulë. Ajo ka 4 vjet, e sidomos pas djegies së mandateve, që identifikohet në opinionin publik si Opozitë e Bashkuar. Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, mbiemri “e bashkuar” do të thotë: “I lidhur ngushtë për një qëllim të përbashkët”.

Qëllimi i përbashkët i opozitës është largimi i Edi Ramës nga pushteti. Ky qëllim justifikon edhe mjetin që është lista e përbashkët, sado e papranueshme dhe e neveritshme të duket ajo për popullin opozitar. Përndryshe, mos u vetëquani më “Opozitë e Bashkuar”, por “Opozitë e Pjerdhur”!

Next Post
Greqia shtyn afatin për hyrjen e shqiptarëve, rregullat e reja deri në datën 31 korrik

Kakavija bllokohet për 5 orë, ja cilët janë shqiptarët që mund të shkojnë në Greqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

“Opozita vuan nga e folura bosh”, Zekthi: Protesta duhet të jetë pa ndërprerje, ndryshe s’ është produktive

March 23, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

March 23, 2026
“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

“Merrni përkthyes kur vini në Tetovë”, gazetari përplaset me ministren maqedonase: Nuk e di kujt i duhet…

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In