Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së përbashkët dy qeverive në Kosovë nuk ka lënë pa batuta më homologun Albin Kurti.
Rama teksa ka marrë në dorë një dokument të marrëveshjeve mes dy vendeve, ka theksuar se qëkur qeveria e Kurtit është në pushtet dhe konkretisht “Vetëvendosja” ka zvogëluar germat për të kursyer letër.
“Mbledhje pune jemi na lejohen edhe vërejtje. Që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë këto gërmat janë zvogëluar, besoj për kursim letre.
Sepse është fakt i njohur që Vetëvendosja është një forcë shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore dhe tani me ndihmën e durimit tuaj po kërkoj pikën ku marrëveshja e bashkëpunimit për pranimin e studentëve në Shqipëri dhe Kosovë është një marrëveshje që merr rrugën sot”, tha Rama teksa ka ngjallur të qeshura në sallë.
g.kosovari