• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Që opozitën të mos e “ndryshojë” drejtësia

by Mero Baze
08/05/2021 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Edi Rama ndjehet i fituar pasi do të vazhdojë qeverisjen. Lulëzim Basha ndjehet i fituar sepse do të vazhdojë të drejtojë Partinë Demokratike. Ilir Meta ndjehet i fituar pasi do të vazhdojë të jetë president e më pas në krye të LSI.

Pra të gjithë po përpiqen të ndjehen të fituar pas zgjedhjeve, pa ndryshuar asgjë. Kjo është e vetmja gjë e cila do të dëmtojë rëndë opozitën, pasi mos reflektimi ndaj një rezultati, dhe injorimi i tij me justifikime, do ketë pasoja afatgjata mbi të.

Nëse opozita nuk ndryshon duke reflektuar ndaj rezultatit, pra nëse nuk ndryshon nga një ngjarje e rëndësishme politike siç janë zgjedhjet, atëherë ajo do të ndryshoje nga faktorë të tjerë jo politikë, çka do të jetë dhe më traumatike për të.

Një prej këtyre mund të jetë drejtësia. Kështu nëse procesi ndaj Fatmir Mediut do të jetë realist, ai do të përfundojë në burg duke shkaktuar një tërmet më pas në familjen Berisha.

Kjo do të bëjë që opozita të reflektojë tashmë ndaj një vendimi të drejtësisë në varësi të pushtetit të Berishës ende mbi PD.

Nëse PD bëhet gardiane e Mediut që nënkupton të bëhet gardiane e Shkëlzen Berishës dhe makthit të familjes Berisha nga drejtësia, atëherë ne do të shikojmë një PD jo vetëm të zvogëluar dhe të penalizuar, por dhe një parti të tërë të vënë në rresht nga një histori kriminale.

Kjo pastaj mund të nxisë faktorë të tjerë politikë në vend, apo dhe faktorë ndërkombëtarë të reagojnë ndaj tyre, duke penalizuar një forcë të tërë politike që tenton të sillet si peng e së shkuarës së vet.

E njëjta gjë mund të ndodhë dhe me Ilir Metën. Shkarkimi i tij nga Kuvendi është ngjarje e sigurt, por largimi i tij nga zyra e Presidentit mund të marrë kohë dhe nuk është e sigurt nëse ai largohet brenda këtyre muajve që i kanë mbetur dhe ashtu për t’u larguar.

Por nëse opozita bëhet gardiane e tij, nëse opozita harxhon tani energji për të mos ndryshuar, imazhi që ajo do të lërë në shoqëri dhe në opinionin publik, është dhe më i keq se ai i 25 prillit, pasi ajo do të sakrifikohet duke thelluar linjën radikale të 25 prillit që në fakt e mori në qafë në zgjedhje.

Ndryshimi i opozitës dhe reflektimi politik i saj pas 25 prillit është e vetmja mënyrë që ajo ta shmangë këtë tkurrje të re.

Nëse opinioni publik do të shikojë një opozitë që reflekton për humbjen, që reformon lidershipin, dhe përpiqet të bëhet alternativë për shqiptarët, goditjet e drejtësisë apo faktorëve të tjerë ndërkombëtar që mund të godasin Berishën apo Metën, nuk kanë për ta dëmtuar opozitën, por kanë për ta ndihmuar atë të rritet, pasi duket një distancim real.

Pafuqia e saj për të ndryshuar dhe kthimi në gardianë të Ilir Metës e Sali Berishës, ka për ta kthyer atë nga një parti politike, në një çetë komitësh, e cila jo vetëm që nuk do jetë më konkurruese në Shqipëri, por mund të jetë e bezdisshme dhe për vetë elektoratin e djathtë, i cili mund të shpërdorojë energjitë e tij duke u copëzuar dhe humbur fuqinë reale për ndryshim politik në Shqipëri.

 

Next Post
Pas Ramës, edhe Meta uron myslimanët për Natën e Kadrit: Besimi më i mirë është tek durimi

Pas Ramës, edhe Meta uron myslimanët për Natën e Kadrit: Besimi më i mirë është tek durimi

Comments 1

  1. Timi says:
    5 years ago

    Një analizë shumë e saktë që parashikon rrjedhën e ngjarjeve në muajt në vijim, kryesisht për situatën që do të ndodhi me PD dhe LSI, n.r.se ato Parti nuk do të bëjnë një reformim të plotë, duke i larguar njerëzit që kanë probleme me Drejtësinë! Kryesia dhe antarsia e këtyre dy Partive, duhet ta dëgjojnë mirë këtë këmbanë, që t’i shpëtojnë Partitë e tyre nga një humbje e madhe e popullaritetit!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

Evidentohen mbi 4 mijë ton mish të padeklaruar dhe miliona euro të fshehura! Subjekti tregtar referohet në Prokurorinë e Tiranës

December 29, 2025
Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

Tjetër tragjedi nga ortekët/ 3 persona humbin jetën ndërsa bënin ski, një mbeti i plagosur

December 29, 2025
“Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut

“Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut

December 29, 2025
Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

Pasuritë e konfiskuara nga krimi për viktimat e dhunës, Rama: Prioritet i yni! Koçiu: Mundësi reale në dobi të komunitetit

December 29, 2025
Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

Bardhi reagon pas përgjigjes së Kushtetueses: Do bënte mirë të jepte argumentet ligjore mbi të cilat ktheu Ballukun në detyrë

December 29, 2025
Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

Tronditëse, humbin jetën tragjikisht nëna dhe dy fëmijët e saj. Mbetën të bllokuar ndërsa shtëpia u përfshi nga flakët ditën e Krishtlindjeve

December 29, 2025
“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!

“Foltorja” e PD, habit Berisha: Gys Agasi rrahu me grushta Ulsi Manjën në zyrë!

December 29, 2025
Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

Berisha paralajmëron vijimin e “Foltoreve”: Ky regjim po shkërmoqet! E nisim vitin me protesta..

December 29, 2025
Foltorja bosh e Berishës/ Çupi: Më shumë njerëz mblidhen në dasma, kjo opozitë s’të çon askund

Foltorja bosh e Berishës/ Çupi: Më shumë njerëz mblidhen në dasma, kjo opozitë s’të çon askund

December 29, 2025
Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje, BE apel për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Fitorja e Albin Kurtit në zgjedhje, BE apel për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com