• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qasja shqiptare Rama-Abazoviç përballë Albin Kurtit!

by Arbër Hitaj
01/05/2022 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbër Hitaj

Kjo javë mban një peshë të rëndësishme në historinë e shqiptarëve, pas shumë dekadash, tre drejtues të lartë politik në Ballkan janë shqiptarë. Ndoshta është një ngjarje pa ndikim direkt në jetët dhe hallet e shqiptarëve në rajon, por pesha historike do të mbetet. Ndërsa shumica janë ende në euforinë nacionaliste, madje disa në Shqipëri edhe sovraniste, shumë nuk e kuptojnë ende pse ka ndodhur kjo gjë sidomos në Malin e Zi.

Mendoj se thelbi se përse koha na jep të drejtë, ka të bëjë me mënyrën se si politikanët e rinj në trevat tona po sillen karshi faktorit sllav tashe e 30 vjet. Po të shikosh Dritan Abazin apo Abazoviç, mbizotërojnë tezat kozmopolitane, drejt Bashkimit Europian, i pa ngarkuar me emocionet e të  kaluarës. Edhe vetë kam qenë kritik me disa qëndrime të tij, por e vërteta qëndron se kjo mbetet një nga pikat më të forta të Abazoviç, e në të njëjtën kohë dhe me dobëta, karshi faktorit shqiptar. Këto teza i pëlqejnë apo jo pseudo nacionalistëve, janë muzikë për veshët e Europës, e lodhur me betejat nacionaliste ballkanike, kryesisht me burimin kryesor në Beograd.

E njëjtë situata është në Shqipëri. Edi Rama ka të njëjtën qasje madje duke guxuar më shumë, e duke e kthyer ‘armikun’ e përjetshëm në mik të besueshëm. Raporti i shumë kritikuar mes Ramës dhe Vuçiç, në thelb jep një sinjal të fortë përtej kufinjve tanë sidomos në Washington apo Bruksel, se shqiptarët janë faktor stabiliteti në rajon e më gjerë. Politika shqiptare, ka krijuar një perceptim të fortë në veçanti në Washington, se nuk është peng i qasjeve destruktive nacionaliste në rajon, që sponsorizohen nga Moska!

Pavarësisht se nacionalistëve pseudo, kjo mund të mos t’iu pëlqejë një nga pikat tona më të forta që kemi është qasja liberale, edhe ndaj atyre që mund të konsiderohen armiqtë e shekullor në rajon.

Nëse merret diskutimi me episode të veçanta ndoshta nuk është qasja e duhur, por në total ky ështe elementi më domethënës që na diferencon nga faktori sllav.

Por tablloja paraqitet krejt ndryshe në Kosovën e drejtuar nga V.V e Albin Kurtit. Duke e përjashtuar situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë, qasja e tij ka qenë diametralisht e kundërt me atë që ndër vite vinte nga Prishtina zyrtare. Pro dialogut dhe rekomandimeve perëndimore në unison. Por Kurti si Vetëvendosës, ka një vizion ndryshe, kur paqja mbizotëron, dhe përulëse ndaj ndërkombëtarëve kur kërcet krisma e parë në veri.  Larg rekomandimeve europiane dhe larg Washingtonit, është një qasje ‘sovraniste’ që po fryn nga kampi Berisha- Meta. Por Albin Kurti me këtë qasje po zhbalancon efektin e fortë të politikës shqiptare, duke dobësuar në radhë të parë Kosovën, që nuk ka asnjë përparim ndërkombëtar që ardhja e tij. Ndikimi i tij është në zbehjen e  elementit progresist të politikës shqiptare me perëndimin. Strategjia e Kurtit që po përpiqet të luftojë Serbinë me armët e veta, mund ti ketë dhënë ushqim për nacionalitët në ndonjë episod, por ‘luftën’ dukshëm po e humbet.

Në këtë situatë kjo e ka një të mirë, kriza ekonomike dhe menaxhimi i dobët nga qeveria Kurti, mos përmbushja e asnjë premtimi, po zgjon elektoratin e Kosovës, shenja e fortë erdhi nga zgjedhjet lokale ku bindshëm rezultati ishte shumë më i dobët për VV, duke paralajmëruar një ‘stuhi’ elektorale në zgjedhjet që do të vijnë.

Kjo do sjellë një tjetër zhvillim së afërmi kur Abazoviç të pranojë ftesën e Ramës dhe ti bashkohet takimit për Open Balkan, duke e izoluar edhe më Kosovën në sytë e përëndimit!

Për nacionalistët: Po, në rajon tanimë kemi tre kryeministra shqiptar, por njëri prej tyre sillet si politikan sllav.

Next Post
Nuk fitoi në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD, Kulluri: Urime! Vetëm dy familje kanë rreth 13 anëtarë!

Nuk fitoi në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të PD, Kulluri: Urime! Vetëm dy familje kanë rreth 13 anëtarë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

Ndërron jetë 48-vjeçari grek në Sarandë (Emri)

March 28, 2026
Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

Përshkallëzim në Lindjen e Mesme, Houthis sulmojnë Izraelin me raketa

March 28, 2026
“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

“Kjo nuk është lufta jonë”/ Konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz

March 28, 2026
Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

March 28, 2026
Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

Kodet sekrete dhe pagesat në juan, si funksionon “kasa” iraniane në Hormuz

March 28, 2026
E hëna me mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu gjatë gjithë ditës

Parashikimi i motit për sot, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In