• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qasja me “dy fytyra”/ Tani BE kërkon të mos pranohen si turistë të vaksinuarit me Sputnik dhe Sinovac

by Java News
28/06/2021 17:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse premtoi të linte të lira vendet anëtare për të njohur të gjitha vaksinat, Bashkimi Europian  po kërkon që turistët e vaksinuar me dozat kineze apo ato ruse të mos lejohen të hyjnë në Europë.

Kjo qasje “me dy fytyra” e unionit po udhëhiqet nga Gjermania dhe Franca, të cilat po ushtrojnë presion që vendet e tjera  të mos pranojnë udhëtarë të vaksinuar me Sputnik V, vaksinën kineze Sinovac apo atë Sinopharm. Lëvizja vjen vetëm dy javë pasi shtetet e unionit filluan të hapin kufijtë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe ka ngritur shqetësime se mund të çojë në kufizime të tjera për udhëtarët shqiptarë ose në mbyllje të kufijve.

Ajo që është është vënë më së shumti në presion për të mos pranuar më turistë që janë vaksinuar me vaksina të paautorizuara nga Agjencia Europiane e Barnave është Greqia fqinje.

Vendi fqinj hapi ditë më parë kufijtë tokësorë, përfshirë edhe ato me Shqipërinë duke pranuar edhe të gjithë turistët e vaksinuar me vaksinat kineze dhe ruse. Por ky vendim nuk është pritur mirë nga Franca dhe Gjermania, të cilat thonë se nuk duhet të jetë në dorë të vendeve anëtare të vendosin se çfarë vaksinash do të njohin.  Presidenti Francez Emmanuel Macron që këmbëngul se vendet anëtare duhet të jenë të jenë të gjitha në një faqe dhe të pranojnë vetëm të vaksinuarit me dozat e miratuara nga BE.

Duke folur pas një samiti dy-ditor në Bruksel, Macron sulmoi ashpër Greqinë dhe vendet e tjera që pranonin  këta turistë, duke paralajmëruar se unioni duhet të njohë vetëm vaksinat më të mira veçanërisht tani që varianti Delta po përhapet . Ai tha se ishte “në linjë” me Kancelaren gjermane Angela Merkel për nevojën e vigjilencës dhe koordinimit kur bie fjala tek pranimi i turistëve nga vendet e treta.

Kjo qasje e ashpër e Bashkimit Europian mund të rezultojë me mbylljen e kufijve për vendet e Ballkanit Europian dhe Shqipërinë, e cila ka vaksinuar pjesëm më të madhe të popullatës me vaksinën kineze Sinovac. Disa prej vendeve të BE, përfshirë, edhe Greqinë, Austrinë apo Hungarinë nuk kanë marrë parasysh llojin e vaksinës, duke pranuar të gjithë qytetarët e vaksinuar. Por kjo ka gjasa të ndryshojë.

Duke u dorëzuar para kritikave të Gjermanisë dhe Franca, Greqia ka vendosur të dielën të kërkojë një test PCR për të gjithë turistët e vaksinuar me vaksionën ruse, Sputnik V. Në prill, ministri grek i turizmit Haris Theocharis siguroi rusët se Greqia do të njihte vaksinën ruse si ekuivalente me vaksinat europiane, por duket se është tërhequr nga ky premtim.

Vendimi erdhi një ditë pasi kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Greqia ishte treguar shumë e nxituar me njohjen e vaksinës Sputnik V pasi nuk është aprovuar nga EMA dhe për këtë arsye, efektiviteti i saj drejt rritjes së variantit delta është e paditur.

Burime nga Komisionit Europian thonë për EURACTIV se Berlini dhe Franca po bëjnë presion vendeve si Greqia apo Qipro për të mos pranuar as turistët e vaksinuar me vaksinat kineze. Presoni ka shkaktuar një sërë kritikash në Athinë, me një sërë ekspertësh që sugjerojnë që qëndrimi i Gjermanisë nuk vjen si befasi dhe akuzojnë Berlinin për marrjen e një qëndrimi “totalitar” edhe për këtë çështje.

Shumë besojnë gjithashtu se Merkel dëshiron të bindë gjermanët të mos udhëtojnë në Europën Jugore për pushime, por dëshiron t’i mbajë ata në Gjermani për të rritur turizmin e brendshëm”, shkruan “Euractiv”.

Nga 1 korriku, të gjitha vendet e BE-së do të pranojnë vizitorë nga vendet e tjera anëtare që mbajnë Certifikatën dixhitale të BE-së. Kjo certifikatë njeh vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave, përkatësisht Pfizer, J&J, Moderna dhe AstraZeneca. Por kur miratoi përdorimin e kësaj certifikate vaksinimi, BE theksonte në një udhëzim se do të lejonte një vend të njohë vaksinat e tjera nëse ato janë miratuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Nisur nga ky vendim , Greqia ishte ndër vendet e para  të unionit që vendosi të njihte edhe vaksinat e përdorura jashtë BE

Por Macron thotë se qeveritë e BE duhet të sigurojnë koordinimin e duhur në javët e ardhshme. “Ky koordinim është i nevojshëm për hapjen drejt vendeve të treta”, tha Macron, duke shtuar se kjo është thelbësore që çertifikata e BE të jetë “plotësisht e efektshme”.

Merkel dhe Macron nuk janë të vetmit që kanë dalë kundër pranimit të vaksinuarve me vaksina kineze dhe ruse. Një qëndrim të tillë ka shprehur edhe Italia, e cila është ndër vendet e pakta europaine që nuk ka hapur dyert për turistët shqiptarë. Kryeministri italian Mario Draghi tha të premten gjatë një konferencë shtypi pas Këshillit të BE se vaksinat ruse dhe kineze nuk duken efikase.

“Ne duhet të vazhdojmë me vaksinimet, vaksinat Sputnik dhe ajo kineze nuk duket të jenë efikase”, tha Draghi, duke shpresuar për një reformë të EMA. “Sputnik nuk arriti të merrte miratimin e EMA dhe mbase nuk do ta marrë kurrë. Vaksina kineze nuk është e përshtatshme për t’u marrë me pandeminë”, shtoi ai./Si

/m.j

Next Post
AstraZeneca aplikon për leje urgjente në BE / EMA: Vaksina e tretë mund të lejohet…

Koronavirusi/ Nis testimi i vaksinës AstraZeneca kundër variantit Beta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

Ndalohet një person në burgun e Fierit, tentoi të fuste drogë brenda

February 3, 2026
Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

Kushtetuesja sërish pa vendim për “Ballukun”, shtyhet çështja

February 3, 2026
Matura Shtetërore zhvillon sot provimin e fundit

Ministria e Arsimit publikon datat e provimeve kombëtare të arsimit bazë

February 3, 2026
Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

Cilët janë gjeneralët e ‘zhdukur’ të Kinës

February 3, 2026
Moti i keq, Rama porosi deputetëve: Shkoni pranë njerëzve edhe pasi momenti i vështirë të jetë kapërcyer

Revista franceze shkruan për Shqipërinë, Rama: Në 5 vite rritëm me 80% numrin e vizitorëve të huaj

February 3, 2026
Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

Evropa nis ‘hakmarrjen’ ndaj kompanive amerikane? Prokuroria bastis zyrat e Elon Musk në Francë

February 3, 2026
“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

“Jam e nderuar…”, Diella vlerësohet me çmimin prestigjioz në Samitin e Qeverive Botërore

February 3, 2026
Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

Prej javësh pa ujë të pijshëm, banorët e Maliqit në protestë: Ky që kemi na rrezikon fëmijët

February 3, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 4 Shkurt 2026

February 3, 2026
Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

Ilir Meta replikon nga qelia me Lamallarin: Disa pyetje “Diellës” së Drejtësisë…

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In