• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

by Ben Andoni
07/07/2021 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

“Liberalizmi lindi nga reflektime shekullore mbi çfarë është e domosdoshme në qoftë se njerëzit do të qeverisen nga të rënët dakord, si edhe nga nënshtrimi i vullnetshëm ndaj ligjit të bërë nga të tjerë njerëz dhe jo nga ligji i Zotit”, na thotë Roger Scruton në kapitullin për Të vërtetën e Liberalizmit në librin e tij “Si të jesh konservator”. Bash ashtu si duhej parë liberalizmi, paçka kaheve ideologjike.

Përkundrejt të gjithë asaj që thuhet, si edhe konotacioni i larmishëm që i sjell shqiptarit leksiku liberal, në thelb e gjitha rreth këtij koncepti përmblidhet me respektimin dhe nderimin për Ligjin dhe një ekonomi, ku tregu vendos dhe shteti ekuilibron.

Në kohën kur Shqipëria bashkë me vendet e tjera të Evropës Lindore gulçonin nën sisteme ekonomike aspak efikase, liberalizmi po përvijonte mrekullitë nga ana tjetër e Murit të Berlinit. Botës po i përvijohej një lloj sistem ekuilibri që prodhonte mirëqenie bajagi të mirë, krahasuar me vitet e përpara Luftës. Prej këtej filloi respekti në ngritje për të. Teksa, paqësia që prodhonte liberalizmi dhe shkalla e qasjes kah saj po diferenconte edhe vetë vendet. Tashmë Gjermania, Franca, Italia dhe Britania, vendet kryesore evropiane nuk shihnin përkundrejt helmetat e njëri-tjetrit, kurse ideatorë largpamës u sollën idenë e bashkëpunimit të ngushtë ekonomik për të shkuar drejt asaj që do njihej si Bashkimi Evropian.

Për fat, ky moment po përkonte  me doktrinat e reja amerikane që për pasojë sollën rikonceptimin e Lidhjes së Kombeve dhe përcolli në krijimin e institucioneve të tilla si Bretton Woods, GATT-it dhe Organizata Botërore e Tregtisë bashkë me NATO-n e të tjerat. Veçse amerikanët do bëjnë diferencën në planin e brendshëm kur bëjnë ndarjen e qartë të pushteteve duke treguar realisht sesi duhet t’i shihnin këtej e tutje demokracitë liberale në botën e zhvilluar apo asaj në zhvillim. Bota ishte vërtetë në segmentet janë spirales së krizës dhe po i gëzohej deridiku një boom-i të përgjithshëm, por abuzimi i pushteteve mbetej sensitiv. Vite më vonë, kur Shqipëria i bashkohet trenit liberal, pas ngurtësisë së Socializmit, do të ndjejë vlerën reale të drejtësisë dhe fatkeqësinë e mungesës së saj, e cila në vitet e fundit është sakatuar nga një Reformë, e cila po pret koka pa fund. Po jo vetëm kjo, mu ekonomia e saj do të tregojë thelbin e problemit liberal dhe qasjet e munguara. Në Shqipëri ca më shumë madje në këtë lloj tranzicioni të papërfunduar.

”Liberalizmi ka qenë një ideologji e suksesshme, dhe një e tillë e cila është përgjegjëse për pjesën më të madhe të paqes dhe prosperitetit të botës moderne. Por gjithashtu mbart një numër mangësish, disa prej të cilave u shkaktuan nga rrethana të jashtme, dhe të tjera nga të cilat janë thelbësore të doktrinës. E para qëndron në fushën e ekonomisë, e dyta në fushën e kulturës”, shprehet Francis Fukuyamate“Liberalizmi dhe pakënaqësitë e tij. Sfidat nga e majta dhe e djathta”. Dhe, kakofonia e vendimeve të ekzekutivit dhe paqartësia e publikut për t’i perceptuar është një nga shenjat sesi neo-liberalizmi e tollovit sot publikun. Rritja e nivelit të borxhit publik, që po vjen si rezultat i ndryshimeve të fundit të buxhetit ka bërë që qeveria Rama të shkelë rregullin fiskal të ligjit organik të buxhetit me rritjen e deficitit. Referuar prononcimeve të fundit, me ndërhyrjet e reja, borxhi kapërcen 80% të PPB-së këtë vit (më 2020-ën arriti në 77.8%), duke dalë edhe kundër rekomandimeve të FMN-së. Ta ndryshosh buxhetin plot 4 herë brenda 6 muajsh tregon jo thjesht mungesë vizioni por handikape të mëdha në parashikime, që tregon se Ekzekutivi ynë përballet me paqartësi  dhe nuk mund të luajë rolin e duhur në ekuilibrimet e sotme, imponuar nga tregu, qoftë edhe me ndërfutje të tilla. A po shkon Shqipëria në kaos për shkak të drejtimeve konfuze të saj? Kjo është një temë për ekonomistët dhe të interesuarit e saj.

Është e vërtetë se në narrativën neoliberale vendos tregu. “...Termi “neoliberal” zakonisht përdoret për të identifikuar një gamë të projekteve qeveritare që synojnë “të korporatizojnë ose privatizojnë institucionin e sektorit publik, për të zgjeruar sferën e konkurrencës dhe ndërveprimit të tregut” (Hindess, 2005)”, citojmë Laert Kolën nga “Anti-korrupsioni si “gjuha e re” e rendit Neo-liberal në Shqipëri. Për të kuptuar konfuzionin duhet të qartësojmë se nuk mund të përjashtohet e gjithë ndërhyrja shtetërore, sepse një e tillë është e nevojshme në fusha të veçanta, sidomos ato që kanë impakte sociale të mëdha, si p.sh. arsimi dhe shëndetësia.

Por ajo që bën diferencën është se individi duhet të ndjejë realisht përmasën e ligjit, si edhe respektimin e tij. Për fat të keq në Shqipëri kjo nuk ndihet, kurse për më tepër tek ne, ende nuk ka një liri ku i respektohet dinjiteti individit dhe biznesmenit të ndershëm; ku qytetari duhet të ndjejë se të gjithë janë baras para ligjit; ku sistemi i Drejtësisë funksionon me të gjithë fuqinë e vërtetë dhe profesionalizmin e duhur. Dhe, jo më pak në ekonomi, ku ka një sërë konceptesh që liberalët i përligjin me ndërhyrjen e kujdesshme të shtetit në ekonomi; sistemin fair të taksave dhe tatimet, ku synohet të ketë një fashë sa më të madhe të taksueshme; procesin normal të privatizimit dhe jo si ndodh rëndom tek ne; apo kujdesin nga deficiti i lartë buxhetor, që mund të konsiderohet si një barrë të stërmadhe për brezave të ardhshëm e që tashmë ka kapur nivele të frikshme.

Dhe, sërish Fukujama, në të njëjtin artikull të lartpërmendur konstaton se: në shekullin tonë në dekadën e parë: “Shumë vende në botë panë shfaqjen e një klase të vogël oligarkësh, multi miliarderë që mund të shndërronin burimet e tyre ekonomike në pushtet politik përmes lobistëve dhe blerjeve të pronave të medias. Globalizimi u mundësoi atyre që të zhvendosnin paratë e tyre në juridiksione të sigurta lehtësisht, duke ngordhur shtetet e të ardhurave nga taksat dhe duke e bërë rregullimin shumë të vështirë. Globalizimi përfshinte gjithashtu liberalizimin e rregullave në lidhje me migracionin”.

I ashtuquajtur rendi neo-liberal i zbatuar në Shqipëri fill pas viteve ’90 dhe i trumpetuar nga ekonomistë, që ishin më shumë empirikë sesa praktikë e jepte një model zhvillimi klasik neo-liberal, ku theksohej se vendoste tregu dhe qeveria shqiptare duhej të përballej, si edhe shtrohej ideja që marrëdhënia e Shqipërisë me institucionet ndërkombëtare si FMN, Banka Botërore dhe Bashkimi Evropian nga ana tjetër duhej të ishte sa më e thukët. E bash ky kombinim i të ashtuquajturës ideologji e zhvillimit neoliberal dhe një marrëdhënie varësie ndaj këtyre institucioneve, që e hasim deri me përulje nga institucionet tona, dhe mbi të gjitha kaosi ynë tregoi se Shqipëria ka qenë e mangët sa i përket qasjeve neo-liberale. Dhe, jo më kot, fajësia më e madhe për këtë zhvillim të mangët e merr korrupsioni sesa trendi i kohës neoliberal, që meriton një trajtim shumë më të thellë…Nga ana tjetër, studiuesit e ekonomisë shtojnë edhe faktin se varësia dhe nguti që Shqipëria po i bën qasjes së të gjithë legjislacionit të saj drejt BE-së e ka dëmtuar në një farë mënyre atë që njihet si rend ekzistues neo-liberal.

Shqipëria është në një periudhë të vështirë tranzitimi ku shteti ndërhyn në forma nga më të pashembullta, siç është për shembull ndryshimi për katër herë të buxhetit brenda një periudhe të shkurtër apo politika të tjera fiskale të paqarta prej të paktën 2-3 vjetësh etj., që të gjitha bashkë tregojnë se inercia e neo-liberalizmit është më shumë pamundësi sesa realitet.  (Homo Albanicus)

Next Post
Nga e majta në të djathtë, sot kishin seancën e fundit: Ja deputetët që populli dhe Kodi i largoi nga Kuvendi

Nga e majta në të djathtë, sot kishin seancën e fundit: Ja deputetët që populli dhe Kodi i largoi nga Kuvendi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

January 23, 2026
Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

“Distancohemi nëse plas molotovi!”/ Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme

January 23, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Siguria në burgje, vija e kuqe”, Lamallari: Do intensifikohen kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit

January 23, 2026
SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

January 23, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

January 23, 2026
Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

January 23, 2026
Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

January 23, 2026
Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

January 23, 2026
“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

January 23, 2026
Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

Ndodh në një lokal në Kukës: 5 persona dhunojnë dhe tentojnë të vrasin të riun

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In