• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qasja e qeverisë për fenë është e vjetëruar

by Çapajev Gjokutaj
14/04/2016 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Çapajev Gjokutaj/

Fjala e Kryeministrit Rama në një ceremoni të komunitetit mysliman ka ngjallur një lumë debatesh. Thuhet se po diskutohet për mësimin e fesë në shkollë. Të gjithë flasin me pasion, por fare pak e dinë: kërkohet që shkolla të bëjë formim fetar apo informim për fetë. Në esencë, qasja e zotit Rama niset nga premisa se “të rinjtë në Tiranë apo në Paris, në Prishtinë apo në Londër, në Europë apo në Amerikë janë të paarmatosur me instrumentet e dijes, për t’u përballur me demagogët, me sharlatanët”, që i shtyjnë në rrugën e indoktrinimeve fetare ekstreme. Në këto rrethana, shton ai “i takon çdo shteti t’i hapë rrugë mundësisë që çdo fëmijë të ushqehet edhe me kulturën e feve”. Ky pak a shumë është synimi strategjik. Ç’do të bëhet konkretisht e sqaroi ministrja e Arsimit, zonja Lindita Nikolli. “Nuk janë leksione fetare”, deklaroi ajo, “do të mësohet historia e kulturave fetare dhe jo feja”.

Njëkohësisht ministrja garantoi publikun se nuk do të preket parimi i laicizmit dhe se përcaktimi i shkollave pilot ku do të nisë ky projekt do të bëhet në bashkëpunim me prindërit. Për arsye të diversitetit të madh fetar, laicizmi ka qenë dhe mbetet një nga shtyllat e ekzistencës së kombit shqiptar. Rrjedhimisht përbën edhe një temë sensitive dhe mjaft delikate, temë që përmban mundësi thuajse të barabarta për të gjeneruar si kohezion, ashtu edhe përçarje. Qasja e qeverisë për të shmangur mundësitë e indoktrinimeve ekstreme fetare duket e vjetruar. Shkolla e sotme, kudo në botë, nuk ka problem informimin. Zhvillimi i masmediave moderne dhe posaçërisht i internetit ka nxjerrë në pah rrezikun që vjen jo nga mungesa e informimit, por nga tepria e tij.

Në këto rrethana, shkolla po synon që t’i pajisë të rinjtë me instrumente për seleksionimin dhe përpunimin e informacionit. Të menduarit kritik zë vend të dukshëm ndër këto instrumente. Por të menduarit kritik për punë të fesë, vështirë se vjen nga historia e fesë, e kulturës fetare dhënë në module disaorëshe. Ashtu si për shumë fusha të tjera, edhe për fenë, të menduarit kritik vjen nga relativizimi i të vërtetave, nga ngulitja e parimit poperian se askush nuk ka monopolin e së vërtetës. Të rrimë shtrembër e të flasim drejt, asnjë nga fetë monoteiste, në histori dhe në aktualitet, nuk e pranon relativizimin e të vërtetave, secila e shpall të vërtetën e vet me burim hyjnor dhe me karakter absolut. Te kjo këmbëngulje për absoluten, për besimin dhe jo për dyshimin, për pranimin dhe jo për diskutimin, zë fill krimbi i intolerancës. Si i tillë ky krimb gjendet në embrionin e çdo feje.

Në kushte të caktuara transformohet nga krimb në dinozaur. Por rreziqet e indoktrinimeve ekstreme nuk vijnë vetëm nga feja, ose më saktë nga qarqe të caktuara fetare. Vijnë edhe nga një varg grupimesh të tjera si ithtarët e konsumizmit, nostalgjikët e diktaturës, mitizuesit e supremacive etnike etj., etj. Merret me mend se ç’do të ndodhte nëse për gjitha këto rreziqe të vepronim sipas parimit: shto ujë e shto miell, d.m.th. shto module. Nëse problemin e shohim nga një këndvështrim i tillë, rezulton se strategjia e arsimit duhet të synojë jo shtimin e moduleve me njohuri për historinë/kulturën e kësaj apo asaj fushe, por reformime të thella, që nga kurrikulat deri te tekstet dhe metodat, për të aftësuar të rinjtë që të përdorin instrumentet e mendimit kritik.

Kanë të drejtë analistët që këto ditë kanë vënë në dukje se shmangia e indoktrinimeve ekstreme dhe e infektimit nga terrorizmi, nuk është thjesht çështje informimi. Qeveria dhe shteti shqiptar, para se të fokusohen tek informimi, duhet të kenë një strategji të mirëmenduar dhe të gjithanshme. Strategji që nis me rregullime ligjore për të penguar infiltrimin e rrymave ekstreme në komunitete tona fetare, vazhdon me zgjidhjen e problemit të pronave të tyre dhe ngjitet deri te reduktimi i varfërisë etj., etj. Thënë ndryshe, rreziku i indoktrinimeve ekstreme nuk luftohet me të shtëna guerile, por me një strategji frontale, gjithëpërfshirëse, të gjithëpranuar dhe afatgjatë. /panorama.com.al

Next Post

Feja në shkollë, Komuniteti Musliman: S'ka nevojë për frikë, në parim jemi pro nismës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In